Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Praktika Menaxhimi i Turizmit Rural

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Misioni dhe Vizioni
Përgjegjësi i departamentit
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Shërbimet MTR

 

Rubrika: Informacion per studentet

 

Praktika profesionale

Të nderuar studentë mirësevini në këtë faqe.

Përgjatë viteve të studimit pranë departamentit të Menaxhim i Turizmit Rural do të keni mundësinë që të fitoni dije në një spektër të gjërë që lidhen me menaxhimin e sipërmarrjeve me fokus sipërmarjet dhe fermat turistike, marketingun, akomodimin, komunikimin dhe nocionet e te drejtës, ekonominë e turizmit, sociologjinë dhe komunitetet rurale, zhvillimin rural, mjedis, produktet e territorit, menaxhimin e cilësisë, strategjitë dhe politikat e turizmit, menaxhimin e akomodimit etj.

Marrja e njohurive dhe aftësive nga ana juaj është parë e lidhur ngushtë edhe me aktivitetin praktik që përfshijnë praktikat mësimore dhe ato profesionale.

Praktikat mësimore realizohen përgjatë semestrave sipas programit specifik të secilës lëndë ndërsa praktika profesionale realizohet në semestrin e fundit të vitit të fundit të secilit prej niveleve ose cikleve të studimit:

  • Studentët e programi të studimit bachelor praktikën profesionale e kryejnë në semestrin e dytë të vitit të tretë;
  • Studentët e Masterit Profesional praktikën profesionale e kryejnë në semestrin e dyte të vitit të dytë
  • Studentët e programit të studimit të diplomës profesionale “Agroturizëm dhe Mikpritje” e kryejnë në semestrin e dytë të vitittë dytë

Praktika profesionale kryhet në biznese të ndryshme kryesisht në fushën e turizmit si hotele, restorante, resorte, ferma agroturistike, operatorë turistikë, agjensi turistike; në studio konsulence: në shoqata, bashki dhe  institucione dhe agjensi locale dhe qendrore publike.

Jeni të inkurajuar të kërkoni, kontaktoni dhe zgjidhni me kohë binesin ose institucionin ku do të kryeni praktikën profesionale. Synoni që të zgjidhni vendin e praktikës profesionale në bazë të preferencave dhe prirjeve tuaja personale me objektivë punësimin e ardhshëm. Nga eksperienca shumëvjeçare në lidhje me praktikat profesionale rezulton që një pjesë e konsiderueshëm I studentëve të Departamentit “Menaxhim i Turizmit Rural” janë punësuar që në praktikë, dhe praktika u ka shërbyer jo vetëm për të mësuar por edhe për të gjetur vende pune dhe projektuar të ardhmen.

 

Departamenti mbështet nëpërmjet drejtuesit të departamentit, përgjegjësit të grupeve mësimore dhe kërkimore, dhe sekretarisë të gjithë procesin e përzgjedhjes së biznesit ose institucionit ku do kryhet praktika. Për këtë ka udhëzues të posaçëm të përgatitura nga departamenti që do ju ndihmojnë në këtë process. Këto udhëzues gjenden pranë sekretarisë së departamentit.