Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përmbyllet me sukses procesi i pranimeve në programet e studimeve të UBT-së për ciklet Bachelor dhe Master, viti akademik 2020-2021 1.8% më shumë studentë të regjistruar në Bachelor dhe 10.1% më shumë në Master

Përmbyllet me sukses procesi i pranimeve në programet e studimeve që UBT ofron në ciklet Bachelor dhe Master (Shkencor dhe Profesional).

Universiteti Bujqësor i Tiranës, vijon të jetë në preferencat e maturantëve për të vijuar thellimin e njohurive të tyre në shumë programe e studimit që UBT ofron. Në fakt, UBT është tërheqës për maturantët me mesatare të lartë edhe për shkak se programet e studimeve që ofron, janë unike dhe të lidhura ngushtë me zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendit. Në këtë linjë, nëpërmjet programeve të studimit që ofron, UBT vazhdon të jetë dinamik në përgjigjen ndaj nevojave të tregut për kapacitete njerëzore, duke çelur programe që janë koherente në këtë aspekt. Kështu, UBT mbulon fushat e shkencave të aplikuara në sektorin bujqësor dhe të mjedisit; në sektorin e ekonomisë dhe agrobiznesit; në industrinë e agropërpunimit dhe të ushqimit; në inxhinierinë pyjore si dhe në kujdesin ndaj kafshëve. UBT është universiteti i parë në Shqipëri, themeluar më 1951 dhe sot ai përbëhet nga 5 fakultete, duke ofruar programe studimi në 3 cikle: bachelor, master dhe doktoraturë. UBT zhvillon programe të akredituara, lëshon diploma të njohura në arenën ndërkombëtare dhe ka kurrikula të harmonizuara me kërkesat e tregut të punës.

Mbështetur në Udhëzimet e MASR, procesi i regjistrimeve/pranimeve të kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë ka nisur në datën 2.09.2020 dhe ka përfunduar në datë 26.10.2020. Ky proces është organizuar në 3 raunde dhe në total 15 faza. Referuar të dhënave të Drejtorisë së Shërbimeve Mësimore dhe Karrierës, pjesë e strukturave të UBT që administron këtë proces, rezulton se në nivel universiteti, janë regjistruar në ciklin e parë Bachelor, 1402 studentë. Krahasuar me vitin e shkuar akademik (2019-2020), rezulton se pranimet ciklin Bachelor në UBT  janë rritur me 1.8%. Rreth 61.2% e të regjistruarve rezultojnë me mesatare mbi 7, dhe rreth 25.4 janë me mesatare mbi 8. Ky është një tregues i faktit se UBT preferohet nga maturantë me një performancë shumë të mirë.

Lidhur me pranimet në ciklin e dytë Master profesional dhe Master Shkencor, regjistrimet u përmbyllën dhe kuotat janë plotësuar 100%. Krahasuar me vitin e shkuar akademik (2019-2020), rezulton se pranimet në kët cikël studimesh janë rritur me 10.1%. Kështu, në total janë regjistruar 815 studentë, nga këto 505 në ciklin Master profesional dhe 310 në Master shkencor. Është për t’u theksuar fakti se 13.1% e të regjistruarve janë studentë që kanë përfunduar ciklin e parë Bachelor jashtë UBT, pra në universitete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo tregon një rritje të ndjeshme të interesit për thellimin e njohurive në programet studimit në ciklin e dytë që UBT ofron.

 

Kliko këtu për tu kthyer te NEWSLETTER