Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përkujtohet 100-vjetori i lindjes së Prof. Vasil Tagari

Në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, do të organizohet në dt. 24.11.2021 një event për të kremtuar 100-vjetorin e lindjes së Prof. Vasil Tagari.

‘’Me profesionalizmin e tij të spikatur, ai ka ditur të ndërtojë ura lidhëse me konstitucionin shpirtëror të brezave të tërë të mjekëve veterinerë, deri në ditët tona. Ai transmetoi me dashuri, dijet e aftësitë e tij për brezat pasardhës. Arritjet e gjithçka që la trashëgim, kanë kaluar me sukses provën e distancës kohore. Ato janë sot më të nevojshme se kurrë dhe tregojnë se ç’brez të shquar shkencëtarësh ka patur vendi ynë. Ata përcjellin mesazhe të rëndësishme dhe të sinqerta, pa shfaqje të bujshme e të imponuara, por me një qasje të natyrshme e pa sforcime. Profesor Tagari bën pjesë në plejadën e shquar të mjekësisë veterinare shqiptare. Arritjet e tij e vendosin atë në panteonin e personaliteteve më të spikatura jo vetëm të veterinarisë’’- shkruan në dedikimin e tij kushtuar Tagarit, Dr. Agim Nelaj.

100-vjetori i lindjes së V. Tagarit përkujtohet në eventin e parashikuar për dt. 24.11.2021, ora 11:00, në sallën e leksioneve në FMV, UBT.