Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjës i Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Pergjegjësi i departamentit DAP
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Prof. Asoc. Dr. Rigers Bakiu

Email: rigers.bakiu@ubt.edu.al

Përgjegjës i Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit

Profesor i Asociuar pranë Departamentit të Akuakultures dhe Peshkimit dhe i emeruar në pozicionin e Përgjegjësit të Grupit Kerkimor dhe Mesimor nga viti 2014. Në vitin 2004 është diplomuar në Biologji Molekulare pranë Universitetit te Padoves (Itali), ku edhe kreu studimet e Masterit Shkencor per Biologji Molekulare, mbas diplomimit. Gjatë periudhës 2007-2010 ka kryer studimet dhe ka mbrojtur PhD në Shkencat Biologjike, Universiteti i Padoves, Itali. Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka kryer studimet e Post-Doktoratures në Shkencat Biologjike në Universtitetin e Padovës. Mban titullin Profesor i Asociuar, nga viti 2015 dhe zhvillon mësim në disa module: Hyrje në Akuakulture, Inxhinieri e Akuakulturës, Toksikologji e Mjediseve Ujore dhe Teknikat e Prodhimit në Marikulturë. Aktiviteti i kërkimit shkencor lidhet me studime në Akuakulturën Detare, Bioteknologjitë e Akuakulturës, Peshkimin Artizanal dhe studime në sistemet biologjike ujore lidhur me aspektet e toksikologjisë molekulare. Ai ka marrë pjesë në më shumë se 15 konferenca shkencore dhe gjithashtu është autor i teksteve universitare dhe ka publikuar më shumë se 30 artikuj shkencor, ku 15 prej tyre jane me faktor impakti. Gjithashtu, ka marrë pjesë dhe drejtuar projekte ndërkombëtare dhe zhvilluar ekspertiza në fushën e akuakultures dhe peshkimit. Në prill të 2017 fitoi cmimin kombëtar nga Akademia e Shkencave të Shqiperise, si “Shkencëtari i Ri më i Suksesshëm” dhe prej ketij viti eshte kryetari i seksionit te Shkencave Teknike dhe Natyrore te Akademise se te Rinjve. Aktualisht eshte ekspert dhe perfaqsues kombetar per elazmobranket ne CIESM dhe IUCN. Gjithashtu eshte kryetari i nje prej grupeve te punes ne projektin COST SEA-UNICORN dhe koordinon (nga UBT) dy projekte Erasmus+ Capacity Building.

Shiko profilin e plotë