Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Pergjegjesi i departamentit MB

Prof. Dr.Shpend  Shahini – Përgjegjësi i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve

Email: shshahini@ubt.edu.al

Prof. Shahini ka kryer studimet Universitare pranë Institutit të Lartë Bujqësor (sot UBT) në degën e Mbrojtjes së Bimëve (1986-1991), studimet master dhe doktoraturë (2001) në fushën e Entomologjisë.

Pas përfundimit të Fakultetit ka punuar në Institutin e Mbrojtjes së Bimëve në fushën e entomologjisë dhe IPM. Ai ka kryer kualifikime afatgjata pasuniversitare në fushën e menaxhimit të integruar të parazitëve në kultura bujqësore; në Qëndrën Ndërkombëtare të Kërkimit Shkencor Bujqësor në Egjypt (1995), IAM Bari (1998-1999), ne Wageningen (2000), etj.

Nga viti 2001 – 2005 ka qenë lektor pranë Departamentit të Hortikulturës dhe Mbrojtjes së Bimëve, dhe nga 2005 e në vazhdim në Departamenti e Mbrojtjes së Bimëve.

Nga vitit 2006 ka drejtuar Laboratorin Referencës Kombëtare të Mbrojtjes së Bimëve, pranë departamentit. Mban titullin Profesor nga Korrik 2011.

Ai ka drejtuar grupin e entomologjisë në periudhën (2015-2016), nga viti 2016 drejton Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve.

Ka publikuar më shumë se 35 artikuj në revista të njohura ndërkombëtare edhe me IF, gjithashtu është pjesmarrës në më shumë se 42 konferenca shkencore.

Ai është vlerësuar në US me çmimin ndërkombëtar: “International IPM Excellence Award” 2009.

Pjesmarrja dhe koordinimi i  projekteve ndërkombëtare ka qënë në fushën e IPM, entomologjisë si  dhe të medodave të kontrollit biologjik, etj.