Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Pergjegjesi i departamentit DMP

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Pergjegjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik

Prof. Asoc. Dr. Bejo Bizhga
E-mail: bbizhga@ubt.edu.al; CV

Shikoni profilin e plotë

Prof. Asoc. Bejo Bizhga është diplomuar si mjek Veteriner në Fakultetin e Veterinarisë, Universiteti Bujqësor, Tiranë (1984-1989). Dr. Bejo Bizhga është diplomuar si mësues biokimie në Fakultetin e Biologji-Kimisë, Universiteti Eqerem Cabej (1993-1997). Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (Maj 2004) dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar” (Shkurt 2013). Që prej vitit 1999 është pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ka kryer kualifikime shkencore pranë Universitetit Aristotelis, Greqi dhe Universiteteve të Kroacisë, Austrisë, Mbreterisë së Bashkuar etj. Është lektor dhe titullar i moduleve “Parazitologji Veterinare” dhe Diagnozë Laboratorike per 10 vjet (1999-2008). Ka marrë pjesë në hartimin e programeve të lëndëve, përgatitjen e teksteve dhe cikleve të leksioneve universitare. Ka marrë pjesë në mjaft konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autor e bashkëautor e artikujsh shkencorë. Mban pozicionin e përgjegjësit të Departamentit të Moduleve Paraklinike prej 2016.