Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjës Departamentit DSHU

Përgjegjës Departamenti Dr. Erjon Mamoçi

Dr. Erjon Mamoçi
Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë (DSHUB)
Lokacioni zyres: DSHUB
Email: mamocie@ubt.edu.al

Dr. Erjon Mamoçi ka mbaruar studimet e larta në degën e Hortikulturës dhe Mbrojtjes së Bimëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT). Nga viti 2005-2007 përfundon studimet “Master i Shkencave“ në “Bujqësi Biologjike Mesdhetare“ pranë Insitutit Agronomik Mesdhetar të Barit, Itali. Në vitin 2011 mbron gradën shkencore “Doktor i Shkencave (PhD)“ në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjisë, Universiteti Parthenope i Napolit, Itali me titull punimi “Përbërja kimike dhe aktiviteti biologjik i ekstrakteve bimore nga Ferula communis dhe Dittrichia viscosa“.

Nga viti 2011 ka punuar si lektor i Mikrobiologjisë së përgjithshme dhe nga viti 2013 lektor i lëndës Mbrojtja dhe ruajtja e produkteve ushqimore pranë UBT-së. Aktualisht, mban postin e përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë dhe është antar i Senatit Akademik të UBT-së. Nga viti 2013-2016 është zgjedhur si antar i Këshillit të Administrimit të UBT-së. Ka punuar si specialist (Prill 2005 – Shtator 2005) në sektorin e subvencioneve në projektin, Rritja e Prodhimit Bujqësor “2KR” pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

Është autor i parë ose bashkautor në kryerjen e punimeve të ndryshme shkencore, referime të tyre si dhe botimeve në trajtë artikujsh ose posterave në konferenca dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga Janari 2017 është editor i asocuar i revistës shkencore “Albanian Journal of Agricultural Sciences“. Ka marë pjesë në rrjete të ndryshme shkencore Europiane të financuara nga Bashkimi Europian (COST Action) dhe Projekte ndërkombëtare (Interreg).

Fushat kryesore të kërkimit:

• Izolimi dhe identifikimi patogjenëve kërpudhorë të pasvjeljes së fruta-perimeve, aplikimi i ekstrakteve bimore dhe vajrave esenciale në pasvjelje për ruajtjen e fruta perimeve.

• Aktiviteti biologjik i ekstrakteve bimore, vajrave esencialë dhe komponimeve natyrale në patogjenët e ushqimeve, insektet dhe nematodat e bimëve, si dhe studimi i vetive antioksidante dhe alelopatike.

• Ndarja, purifikimi dhe identifikimi i komponimeve naturale bimore me anë të teknikave kromatografike dhe spektrometrike.

Shiko profilin e plotë