Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. Asoc. Dr. Ledia Thoma (Boshnjaku)

E-mail: lediathoma@ubt.edu.alCVGoogle Site L.Boshnjaku

Pedagoge pranë Departamentit të Drejtimit të Agrobiznesit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit me një eksperiencë akademike prej 13 vitesh, e cila vjen fill pas një eksperience të dalluar si specialiste e me pas koordinatore projektesh kërkimore të financuara nga një sërë organizatash kombëtare e ndërkombëtare të njohura në shërbim të komunitetit të biznesit dhe jo vetëm. Ka fituar gradën “Doktor i Shkencave” në fillim të vitit 2009, e specializuar në fushën e Marketingut Agroushqimor. Është koordinatore në modulet e “Çmimet dhe Tregjet e Produkteve Bujqësore” dhe “Kërkim dhe Analizë Tregu”. Ka një eksperiencë prej 8 vitesh si përgjegjëse e GMK-së së marketingut dhe prej dy vitesh si anëtare e komisioneve të përhershme të fakultetit përkatësisht Komisioni për Dhënien e Gradës Shkencore dhe Komisioni i Sigurimit të Cilësisë, Programeve të Studimit dhe Kërkimit Shkencor. Ka kryer një sërë trajnimesh, specializimesh e mobilitetesh në Spanjë, Gjermani, SHBA, Portugali, Poloni e Itali. Ka qenë gjithashtu e përfshirë si eksperte dhe team member në disa projekte me financim kryesisht ndërkombëtar. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe është autore/bashkëautore në një sërë sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.