Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjës Departamenti

Përgjegjës Departamenti Prof. Dr. Entela Lato

Prof. Dr. Entela LATO
Përgjegjës i Departamentit të Industrisë së Drurit
E-mail: elato@ubt.edu.al

Prof. Entela Lato është diplomuar si Inxhiniere Përpunim Druri në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore  në vitin 1993. Ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave ne vitin 2005 dhe mban titullin Profesor që prej vitit 2013. Ka drejtuar grupin mesimor kërkimor ”Studim Druri” që prej vitit 2008. Ka drejtuar Keshillin e Profesoreve të FSHP në vitin 2014-2015 dhe aktualisht drejton aktivitetin akademik dhe kërkimor të Departamentit të Industrisë së Drurit. Prej shume vitesh kërkimin shkencor e ka fokusuar në fushën e teknologjisë së drurit dhe kryesisht mbi vetitë fizike e mekanike të materialut drusor, identifikimin e llojeve drusore,  konservimin dhe restaurimin e veprave të artit në dru dhe së fundi mbi modifikimin e vetive të drurit nëpëmjet trajtimit kimik dhe termik. Në këto fusha ka kryer aktivitete kërkimore bashkëpunimi në fakultete simotra në Itali dhe Gjermani. Është pjesëmarrëse në rreth 40  konferenca shkencore dhe projekte ndërkombetare, ka botuar rreth 15 artikuj ne revista kombëtare dhe nderkombëtare  si dhe ka botuar 3 tekste në fushën e saj të kërkimit.

Shiko profilin e plotë