Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjës departamenti i Gjuheve te Huaja

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Pergjegjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Prof. Asoc. Arjan SHUMELI


Është pedagog i Gjuhës Angleze & Përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, dega Gjuhë Angleze. Në vitin 1999 ndjek studimet pasuniversitare 2-vjeçare në Universitetin e Ohajos, SH.B.A në kuadër të programit Fulbright dhe fiton titullin “Master of Arts” në fushën e Gjuhësisë.

Ka kryer trajnime dhe specializime në kuadër të projekteve të ndryshme në fushën e arsimit si në Greqi, Hollandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2013 fiton gradën “Doktor i Shkencave” në Institutin e Letërsisë dhe Gjuhësisë, Qendra e Studimeve Albanologjike në fushën e terminologjisë së bujqësisë. Tri vite më vonë fiton titullin “Profesor i Asociuar”.
Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e mësimdhënies duke nisur me Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti “E.Çabej” Gjirokastër dhe më pas në Universitetin Bujqësor të Tiranës duke pasur eksperienca edhe në poste të ndryshme si Këshilltar dhe Shef i Kabinetit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës si dhe specialist i lartë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë pranë kësaj Ministrie.
Ka marrë pjesë dhe referuar në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka kontribuar me një sërë artikujsh shkencorë si autor i parë dhe bashkë-autor në fushën e terminologjisë. Është autor i një serie të gjerë tekstesh universitarë në fushën e Anglishtes për Qëllime Specifike në fusha të ndryshme te dijes dhe shkencës.
Ka punuar si përkthyes i autorizuar për një numër organizmash ndërkombëtarë si Banka Botërore, Bashkimi Europian si dhe në misione të ndryshme të këtyre organizmave.

Shiko profilin e plotë