Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjës Departamenti Finance Kontabilitet

Përgjegjës Departamenti Prof. Asoc. Dr. Skender UKU

Prof. Asoc. Dr. Skender Uku
E-mail: suku@ubt.edu.al; CV Akademike
Google Site S.Uku

Eshtë pedagog pranë Departamentit Financë Kontabilitet. Që prej vitit 2006 ka filluar bashkëpunimin si personel akademik me kohë të pjeshme dhe nga viti 2013 ushtron aktivitetin akademik me kohë të plotë pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Në vitin 2003 ka marrë gradën shkencore “Doktor në Ekonomi” në Universitetin e Saragosës, Spanjë. Eshtë i specializuar në fushën e Drejtimit Financiar dhe Financës, si dhe ka qenë titullar në modulet e Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë. Eksperienca shkencore reflektohet në pjesëmarrje në disa projekte kërkimore, brenda dhe jashtë vendit, punime shkencore të paraqitura në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në botimin e artikujve shkencor. Ka një eksperiencë të suksesshme si ekspert në projekte të ndryshme të financuar nga Qeveria Shqiptare dhe donatorë të huaj, si edhe në kompani ndërkombëtare. Në karrierën e tij spikat përvoja profesionale brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit ka ushtruar funksione të rëndësishme në administratën publike nga viti 2006-2013, në disa institucione, duke përfituar një eksperience të gjërë në politikëbërje dhe vendimarrje, si edhe në administrimin dhe menaxhimin e burimeve financiare dhe njerëzore: Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Makreoekonomike dhe Fiskale, Nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve në Ministrinë e Financave; si edhe Koordinator në Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit Strategjik të Ndihmës së Huaj, në Këshillin e Ministrave. Jashtë vendit ka përfituar një eksperience të gjërë kërkimore në disa institucione gjatë periudhës 1994-2005: kërkues shkencor pranë Universitetit të Glasgow, Skoci; kërkues shkencor pranë Qendrës Kërkimore Shkencore dhe të Teknologjisë Agroushqimore, Saragosë, Spanjë; studimet e doktoraturës pranë Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe të Ndërmarrjeve, të Universitetit të Saragosës, Spanjë dhe studime master pranë Institutit Agronomik Mesdhetar të Saragosës, Spanjë.

Shiko profilin e plotë