Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjës Departamenti

Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit
Përgjegjësi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Informacion për studentët

Përgjegjës Departamenti Dr. Onejda Kyçyk

PhD. Onejda Kyçyk
Përgjegjëse e Qëndrës së Kërkimit e Ushqimit
Rr“Bedri Karapici”
E-mail: okycyk@ubt.edu.al

PhD. Onejda KYÇYK: Diplomuar në vitin 2003 në “Teknologji Agro-ushqimore” pranë Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Në vitin 2006 ka fituar titullin Specialist i “Ullirit dhe Vajit të Ullirit” dhe në vitin 2009 ka marr titullin Master of Science për “Ullirin dhe Vajin e Ullirit” pranë departamentit të Agronomisë në Universitetin e Cordoba-s Spanjë. Në vitin 2014 ka fituar gradën shkencore Doktor shkencash (PhD) në departamentin “Shkencat e Shëndetit”, me program doktorate “Programi zyrtar i doktoratës në Shkencat e Shëndetit” pranë Universitetit të Jaén-it, Spanjë. 2007–2014 ka kryer kërkime shkencore ne Institutin IFAPA “Venta del Llanto”, si pjesë e programit të Doktoratës. Gjatë viteve 2004–2007 ka punuar si Inspektor Ushqimi në DRBU Tiranë. Prej vitit 2012 punon pranë Universitetit Bujqësor i Tiranës si “Lektorë” pranë Departamentit Qendra së Kërkimit të Ushqimit, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Shtator 2020 Përgjegjës i Qendra e Kërkimit të Ushqimit. Është përfshirë në mësimdhënien e moduleve Teknikat Bashkohore të Paketimit, Teknologjia e vajit dhe Lendeve eterovajore dhe Ambalazhimi i produkteve ushqimore. Ka përvojë të larmishme, 8 vjeçare në drejtime të ndryshme, si mësimdhënie, kërkim shkencor, implementim projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare, në Industrinë Ushqimore. Është autore e shumë artikujve shkencorë në fushën e Ushqimit, të botuara në revista shkencore jashtë vendit si Wiley. Gjithashtu autore e një sërë konferenca ndërkombëtare në fushën e industrinë ushqimore dhe analizave të ushqimit. Ka marrë pjesë me punime shkencore në evente të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka ndjekur trajnime ndërkombëtare pasuniversitare në fushën e ushqimit. Gjithashtu është angazhuar në udhëheqjen e diplomave në ciklin e dytë, Master i Shkencave. Njohëse e gjuhëve të huaja si Anglisht dhe Spanjisht.

Shiko profilin e plotë