Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjës Departamenti DMK

Prof. Dr. Dhimitër Rapti
Drejtues i Departamentit të Moduleve Klinike
Email: dhimiter.rapti@ubt.edu.alCV Akademike

Dhimitër Rapti përfundon shkollimin universitar në vitin 1988 në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës, dhe merr titullin “Mjek Veteriner”. Prof. Dr. Dhimitër Rapti në Dhjetor 1992 emërohet Pedagog pranë Klinikës së Sëmundjeve të kafsheve të shoqërimit. Në Janar 1996 mbron Disertacionin për gradën “Doktor i Shkencave” me temë: Zbulimi dhe analiza e prevalences se Dirofilaria immitis në Shqipëri.  Në Janar 2007 mer titullin “Profesor i Asociuar”. Prof. Dr. Dhimitër Rapti është titullar në lëndët “Sëmundjet e Kafshëve të Shoqërimit” dhe “Propedeutika e Kafshëve të Shoqërimit”. Gjatë viteve 2008-2016 ka mbajtur pozicionin Dekan i FMV-së. Në vitin 2011 merr titullin akademik  “Profesor”. Titullar i lëndës “Sëmundjet e kafshëve të shoqërimit” në drejtimin “Master Profesional” dhe Ciklin e Tretë Studimeve “Doktoraturë” në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Autor i ciklit të leksione “Sëmundjet kafshëve të shoqërimit”. Bashkautor i Teksit mësimor Propedeutika Veterinare. Bashkëautor i 3  monografive të miratuar nga Departamenti i Lëndëve Klinike. Autor dhe bashkëautor i 20 artikujve shkencore në revista shkencore me bord editorial me faktor impakti. Pjesëmarrës në 40 konferenca, simpoziume dhe seminare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shiko profilin e plotë