Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Pergjegjes Departamenti DHAP

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
Misoni dhe Vizioni
Përgjegjësi i Departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Përgjegjës Departamenti Prof.Dr. Endrit Kullaj

Prof.Dr. ENDRIT KULLAJ
Kontakt: hortidep@ubt.edu.al
Google Site E.Kullaj

Profesor pranë Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, i zgjedhur në pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit nga viti 2016 dhe i rizgjedhur në vitin 2020. Është diplomuar në Agronomi (2000) dhe Ekonomi Agrare (2007). Ka një Master Shkencor në Hortikulturë (2003) dhe Doktoratë (2006) nga Universiteti Bujqësor. Ka titullin PhD nga Universiteti i Bolonjës (2007). Prof. Kullaj ka kryer shumë specializime veçanërisht në Itali, Francë, Britani dhe SHBA. Pas diplomimit ka punuar për një periudhë në biznese private në fushën e bujqësisë, më pas pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe në projekte zhvillimore. Nga viti 2005 është pedagog me kohë të plotë pranë UBT zhvillon mësim në disa module si ‘Biologjia e Bimëve Hortikulturore’, ‘Ekofiziologjia e Pemëve Frutore’, ‘Përmirësimi Gjenetik në Hortikulturë’, ‘Teknologji Bujqësore dhe Mjedisi”, “Hortikulturë Organike”, etj. në nivelin universitar dhe pasuniverstiar. Titullin Profesor i Asociuar e ka fituar në vitin 2011 ndërsa titullin “Profesor” në vitin 2020. Hulumton në disiplinën e fiziologjisë mjedisore eksperimentale, me fokus në përmirësimin e njohurive mbi reagimin dhe aklimatizimin afatshkurtër të drurëve frutorë ndaj streseve abiotike. Ka mbi 120 publikime shkencore. Është koordinator dhe pjesmarrës në mbi 20 projekte ndërkombëtare. Ka afro 15 vjet konsulencë dhe ekspertizë me një sërë donatorësh (GIZ, ADA, WB, USAID, UNDP, SNV) dhe kompanish konsulence ndërkombëtare.

Shiko profilin e plotë