Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Përgjegjës Departamenti DMSHPV

Prof. Bizena Bijo

Përgjegjëse e Departamentit të Moduleve të Shëndetit Publik Veterinar
E-mail: bbijo@ubt.edu.al CV Akademike

Bizena Bijo, përfundoi studimet e larta në vitin 1982, duke u diplomuar me titullin “Mjek Veteriner”, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në Universitetin Bujqësor Tiranë. Aktualisht, është pedagoge në Fakultetin e Mjekësise Veterinare, në Departamentin e Shendetit Publik Veterinar. Në vitin 1988 kreu nje specializim pranë Fakultetit të Mjekesisë Veterinare, në Universitetin e Milanos. Ne vitin 1991 ka paraqitur dhe mbrojtur para juries së Fakultetit të Mjekësisë Veterinare disertacionin për gradën “Doktori Shkencave” në fushën e Mjekësisë Veterinare. Nga viti 1990 eshte titullare në grup lëndët e Higjinës së Ushqimeve me Origjinë Shtazore. Në funksion të kësaj fushe specilaizimi ajo ka vazhduar të kryejë specializime afatshkurtra dhe afatmesme në Frei Universitet të Berlinit dhe Universitetin e Barit në Fakultetin e Mjekesise Veterinare. Në vitin 2004 deri në vitin 2016, ajo ka kryer detyrën e zvrektores së Universitetit Bujqesor të Tiranës, ku ka mbuluar problemet e mësimit dhe të reformës akademike. Për katër legjilatura ka qënë anëtare e Senatit Akademik të Universitetit. Dr. Bijo ka drejtuar disa projekte zhvillimore dhe kërkimore nacionale dhe ndërkombëtare duke ndikuar ne rritjen e potencialeve akademike dhe institucionale të Universitetit si dhe në pasurimin me bazë didaktike dhe kërkimore në laboratorët e disiplinave që mbulon. Ajo ka qënë e përfshirë në grupe pune të rëndësishme si psh: në grupin e punës për hartimin e legjislacionit të qumështit, në bordin e Revistes Shkencore të Universitetit, në grupin kombëtar të punës për “Bolonia Folloë up group”‘. Ajo është eksperte e Arsimit të Lartë Shiqiptar. Në projektet kërkimore dhe zhvillimore ka qënë në vazhdimësi koordinuese e tyre. Fokusi kryesor në aktivitetin e Prof. Bijo është kontrolli dhe inspektimi analitik i ushqimeve me origjinë shtazore, duke mbuluar statusin mikrobiologjik dhe toksikologjik të tyre si dhe analiza e sistemeve të sigurisë dhe cilësisë në industrinë ushqimore. Prof. Bijo është një studiuese e profilizuar dhe ka botuar dhe referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Prof. Bijo ka përvojë shumë të gjatë bashkëpunimi me disa Universitete në Europë në kuadër të Programeve Ndërkombëtare si TEMPUS, bashkëpunimit dypalësh tekniko-shkencor dhe Programin IPA Cross-Border. Aktualisht Prof. Bijo drejton Zyren e Sigurimit të Cilësisë dhe Zhvillimit Institucional në Universitetin Bujqësortë Tiranës.