Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Perëndimi i artë nga Ullishtet Shekullore të Tiranës

U zhvillua në ambientet e UBT-së, takimi përmbyllës i projektit ‘’CROSS BORDER Ol’’ financuar nga programi Interreg Italy-Albania-Montenegro organizuar nga URI &UBT. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të palëve partnere në projekt; Universiteti Bujqësor i Tiranës-UBT (LP), Insituti Mediterran i Barit-CIHEAM Bari (PP2) dhe Shoqata e Kerkimeve Urbane-URI (PP3).  Falë bashkëpunimit, projekti arriti realizimin e një sërë objektivave të tilla si; vlerësimi dhe mbrojtja e ullishteve shekullore dhe peizazheve të tyre me vlerë të lartë natyrore në dy brigjet e Adriatikut, duke promovuar turizëm inteligjent dhe të qëndrueshëm dhe prodhim cilësor si dhe zhvillim  të qëndrueshëm rural në këto zona.

Projekti CBO u konsiderua mjaft i dobishëm, për të gjithë partnerët e përfshirë, për të vlerësuar pasuritë ekzistuese mjedisore dhe bujqësore, nën optikën e censusit të kryer të pemëve monumentale të ullirit, studim mbi listën e specieve (florës) dhe karakterizimin agronomik të kultivarëve të pranishëm. Por mbi të gjitha ishte i dobishëm për krahasimin e vendimeve të marra nga palët e interesuara lokale mbi praktikat e mira bujqësore dhe mbi strategjitë e miratuara për këto peisazhe të shkëlqyera ndërkufitare të ullirit. Megjithëse të ndara Ndroqi, Marikaj dhe Preza shfaqin cilësi të përbashkëta por dhe individuale të jashtëzakonshme për sa i përket biodiversitetit, peizazheve me bukuri unike, traditave historike, kulturore dhe kulinarisë, megjithatë këto zona ndajnë një aset të përbashkët: ullishtet e tyre shekullore.

Pjesë e objektivave të realizuar ishte edhe materializimi i Hartave të Komunitetit (Ndroq, Preza,e Marikaj) dhe Planeve Turistike, Ekonomike dhe Mjedisore për secilën zonë, të cilat përfaqësojnë një pikë referimi, pasi kanë qenë rezultat i një studimi të thelluar dhe një sërë aktivitetesh të kryera nga ana e UBT dhe URI. Organizatorët theksojnë se një qasje bashkëpunuese ka qenë forca lëvizëse e këtij projekti dhe njerëzit që kanë kontribuuar me aftësitë dhe njohuritë e tyre në zbatimin e tij; studiuesit, operatorët në sektorin e vajit të ullirit, operatorët turistikë, përfaqësuesit e institucioneve kombëtare dhe lokale dhe së fundmi, banorët dhe komunitetet e përfshira të cilët do të vijojnë të jenë bashkëpunëtor të ngushtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe këtij partneriteti.

Ndër të tjera projekti mundësoi që planet lokale, praktikat e mira dhe hartat t’u shpërndaheshin të gjithë “aktorëve” lokalë në këtë takim ku u dakordësuan për impenjimin e tyre për të çuar përpara njohuritë e marra gjatë zhvillimit të këtij projekti. Në kuadër të aksioneve solidarizuese u mbollën 30 rrënjë të varieteteve tipike të ullinjëve pranë Kopështit Botanik të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Fjala e mirëseardhjes në këtë event u mbajt nga Rektori i UBT-së, Prod. Dr. Fatbardh Sallaku dhe nga Pandeli Pasko, Kordinator Projekti CIHEAM.

#AgriculturalUniversityofTirana#urbanresearchinstitute#Italy#IstitutoAgronomicoMediterraneoBariCIHEAM#Parcodell#OlivodiVenafro
#Montenegro#OpstinaBar#Udruzenjezaodrzivirazvoj,
#VALDANOS#OpštinaBar
#Interreg_CROSS#CrossBorderOl#ancientolivetree#crosborderproject#crosborderol#crossborderoliveproject
@Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro

 
Kliko këtu për tu kthyer te NEWSLETTER