Fakulteti i Shkencave Pyjore
Departamenti
Pergjegjesi i departamentit DPSH
Pedagoget
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët
ORGANIZIMI DHE ASPEKTE TË PROÇESIT TË MËSIMDHËNJES
Në Departamentin e Pyjeve proçesi i mësimdhënjes organizohet mbi bazë kursi dhe grupi mësimor për çdo program studimi. Organizimi bazohet në orarin mësimor që hartohet një javë para fillimit të çdo semestri. Format e mësimdhënies dhe raporti mes tyre përcaktohen në programet e moduleve mësimore. Format më kryesore të mësimdhënies të ofrura në DEP, janë:
- Leksionet: Jane element i transmetimit interaktiv të njohurive teorike dhe realizohen mbi bazën e grupeve mësimore deri 80 studentë. Pjesëmarrja në leksione është e detyrueshme për 80% të orëve të leksioneve.
- Orët praktike (seminare, ushtrime): Realizohen mbi bazë grupi mësimor, me më pak se 40 studentë. Është element i rëndësishëm i mësimdhënies nën drejtimin e lektorit të modulit dhe me pjesëmarrjen aktive të studentëve. Pjesëmarrja është e detyrueshme për 80% të orëve praktike
- Punë laboratori: Zhvillohen mbi bazë grupi mësimor, me 10-15 studentë. Studentët janë në gjendje të verifikojnë apo riprodhojnë proçese të trajtuara në leksione, me pune të pavarur të drejtuar nga lektori.
- Projekt Aplikativ: Është element praktik i mësimdhënjes, përmes të cilit studenti aftësohet të aplikojë individualisht apo në grupe të vegjël, njohuri teorike të transmetuara në një grup temash leksionesh. Dorëzimi dhe mbrojtja e Projektit janë detyrime për futjen në provimin përfundimtar të modulit mësimor.
- Detyrë kursi: Realizohet në forma të ndryshme përmes të cilit studenti aftësohet të aplikojë individualisht apo në grupe të vegjël, në situata reale, njohuri teorike të transmetuara në një temë leksioni. Dorëzimi dhe mbrojtja e Detyrës së kursit janë të detyrueshme për futjen në provimin përfundimtar të modulit mësimor.
- Punët praktike: Realizohen mbi bazë kursi apo grupi jashtë auditorit, ku studentët tregojnë dhe përmirë-sojnë aftësitë e tyre praktikë në aplikimin e njohurive teorike të marra gjatë leksioneve.
- Eskursione: Janë elemente të mësimdhënies që zhvillohen jashtë auditoreve dhe kanë për qëllim t’u tregojnë studentëve aspekte praktike të njohurive të marra në leksione.