Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

OFERTË – PUNE

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel administrativ në kategorinë “Specialist” niveli IV-a, në Sektorin e Menaxhimit Ekonomik-Financiar pranë Fakultetit të Bujqesisë dhe Mjedisit.

1-Specialist-Kategoria IV-a.

Kritere të Vecanta janë:

  • Të ketë kryer studimet në fushën e Ekonomisë.
  • Të ketë kryer master në fushën e Ekonomisë,
  • Të zotërojë përdorimin e kompjuterit në programet ekonomike.
  • Të ketë pervojë pune së paku 5 vite në fushën përkatëse,
  • Njohuri të gjuhës angleze, e shoqëruar me dëshmi jo më pak se niveli B1.

Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.

Konkursi  do të zhvillohet në godinen e Rektoratit të Ri (kati I) në datën  10.02.2022  në orën 12:°°.

Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Sherbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 07.02.2022.

Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.

Oferte Pune – Specialist FBM