Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

NJOFTIM Projektit Erasmus “Credit Mobility”

NJOFTIM

Në kuadër të projektit Erasmus + “Credit Mobility”, midis Univeritetit “Justus Liebig” në Giessen dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet Thirrja për aplikime për Shkëmbim Studentësh, për Semestrin e dytë  2021-2022  (Semestri i verës)  në  Universitetin  “Justus Liebig”, Giessen Gjermani.

Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Vitit të Dytë, vitit të Tretë të nivelit të parë të studimeve (Bachelor) si dhe studentë të nivelit të dytë (Master Shkencor).

Studentët do të kryejnë studimet për një semestër pranë universitetit Justus Liebig, Giessen

Gjermani.  Para aplikimit  studentët  duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin  modulet  që do  të zhvillojnë në Universitetin pritës.

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve gjermanë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Vërtetim nga Sekretaria Mësimore
  • Lista e notave
  • CV
  • Letër motivimi

Afati i fundit për aplikim është: 17 NËNTOR 2020

Për  më  shumë  informacion  kontaktoni  në  adresën:  esherko@ubt.edu.al  pranë  zyrës  së Projekteve dhe Kërkimit në UBT.