Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Njoftim për zhvillimin e testit Aptis në UBT

Në UBT kanë filluar tashmë regjistrimet për kryerjen e “Aptis test”, testin e gjuhës angleze. Bëhet me dije se data e provimit për këtë test do të jetë 15/10/2021 dhe do të administrohet në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, godina A e Fakultetit të Ekonomisë. Për çdo informacion të dhënat e personit të kontaktit janë:  Agime Kërcuku

Cel: 0672022295

Email: akercuku@instant.al/ubttest

“Aptis General Test” i gjuhës angleze është tashmë i mundur të kryhet jo vetëm për qindra studente/ë të UBT-së por edhe për studentë të universiteteve të tjera që dëshirojnë të vazhdojnë studime të nivelit të dytë dhe të tretë, por është i disponueshëm edhe për nevojat e komunitetit që e rrethon UBT-në. Aptis jep rezultate të sakta dhe të besueshme për nivelin e anglishtes dhe teston aftësitë gramatikore, në fjalor dhe ato të gjuhës (të folurit, shkrim, lexim dhe dëgjim).