Njoftim për konsultime, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
NJOFTIM
Në zbatim të Urdhërit të MASR, Urdhërit të Rektorit të UBT-së si dhe duke konsideruar specifikat e FEA-s, Dekanati në mbledhjen e tij të radhës të datës 24.05.2021 vendosi:
- Zhvillimin e konsultimeve për studentet e FEA-s në dy faza të diferencuara sipas cikleve të studimeve.
- Duke filluar nga data 7 Qershor 2021 për ciklin e parë Bachelor deri në fund të semestrit.
- Duke filluar nga data 21 Qershor 2021 për ciklin e dytë Master deri në fund të procesit mësimor.
Grafiku i zhvillimit të mësimit do të qendrojë i njëjtë dhe në ditet në vazhdim do të publikohet dhe përcaktimi i sallave.
Për mbylljen e cikleve teorike dhe për të rekuperuar oret e leksioneve të humbura nga festat zyrtare, apo për të plotësuar programin e parashikuar të moduleve, stafi mund të shfrytëzoj duke dakordësuar edhe me studentet zhvillimin e mësimit në orën 14:30 me 16:30 në sistemin online.
DEKANATI