Njoftim për hapjen e studimeve në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional dhe Master Shkencor
Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, ofron në vitin akademik 2021- 2022, programet e ciklit të dytë studimeve si mëposhtë:
Master i Shkencave
- Financë-Kontabilitet
- Administrim i Ndërmarrjeve
- Ekonomi dhe Politikë Agrare
Master Profesional
- Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit
- Ekonomi dhe Politika Agrare
- Financë Bankë
- Kontabilitet dhe Auditim
- Menaxhim Informacioni në Agrobiznes
- Menaxhim i Turizmit Rural
Aplikimet për ciklin e dytë të studimeve deri në 18.10.2021
Dokumentat:
1)Diplomën e maturës shtetërore së bashku me fotokopjen e notave ose fotokopjen e tyre të njehsuar me origjinalin.
2) Diplomë ose fotokopje të njehsuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve.
3)Formularin e aplikimit.
4)Fotokopje e kartës së identitetit.
5)Dy fotografi personale.
6)Mandat arkëtimi për regjistrimin.
Regjistrimet kryhen prane sekretarive të departamenteve.
Programi i studimit | Salla |
Administrim i Ndërmarrjeve (M.Sh)
Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit (M.Prof.) |
A 211 |
Ekonomi dhe Politikë Agrare (M.Sh)
Ekonomi dhe Politika Agrare (M.Prof.) |
A 222 |
Financë-Kontabilitet (M.Sh)
Financë Bankë (M.Prof.) Kontabilitet dhe Auditim (M.Prof.) |
B 214 |
Menaxhim Informacioni në Agrobiznes (M.Prof.) | A 127 |
Menaxhim i Turizmit Rural (M.Prof.) | A 205 |
KRITERET
Master Shkencor
Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në programin e studimeve për të fituar Diplomën “Master i Shkencave” individët që kanë përfunduar një program studimi dhe kanë fituar diplomë universitare “Bachelor”, ”Master Profesional” në sistemin me kohë të plotë dhe të pjesëshme si dhe plotësojnë kriteret akademike si më poshtë vijojnë:
- kriterin e meritës. Nota mesatare e ponderuar e studimeve të ciklit të parë (bachelor) në profilet e ekonomisë, të jetë 7.5 e lart. Në rast se ka ende kuota të lira, nuk do përjashtohen aplikantët me mesatare më të ulët, por në asnjë rast më të ulët se 7.
- kriterit e rëndësisë (koeficienti i profilit të studimeve bachelor sa i takon përputhshmërisë me fushat dhe programet e studimit të FEA_s).
- kuotave të paracaktuara nga FEA.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues në programin “Master i Shkencave” do të jetë rezultat i produktit: notë mesatare në bachelor*koeficenti (Sipas profilit dhe programit të studimit që aplikohet); duke gjeneruar kësisoj një listë vlerësimi e cila shpall si fitues të renditurit sipas kësaj liste brënda kuotave të paracaktuara nga FEA
Master Profesional
Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në programin e studimeve për të fituar Diplomën “Master Profesional” individët që kanë përfunduar një program studimi dhe kanë fituar diplomë universitare “Bachelor”, në sistemin me kohë të plotë dhe të pjesëshme si dhe plotësojnë kriteret akademike si më poshtë vijojnë:
- kriterin e meritës (nota mesatare e ponderuar e studimeve të ciklit të parë “bachelor”).
- kriterin e rëndësisë (koeficienti i profilit të studimeve bachelor sa i takon përputhshmërisë me fushat dhe programet e studimit të FEA_s).
- kuotave të paracaktuara nga FEA.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues në programin “Master Profesional” do të jetë rezultat i produktit: notë mesatare në bachelor*koeficent (Sipas profilit dhe programit të studimit që aplikohet); duke gjeneruar kësisoj një listë vlerësimi e cila shpall si fitues të renditurit sipas kësaj liste brënda kuotave të paracaktuara nga FEA