Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Njoftim nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për hapjen e aplikimeve online, në datat 27 shtator deri më 29 shtator 2021

Njoftohen të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shteterore 2021, se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet për aplikime në datat 27 shtator deri më 29 shtator 2021.

Plotësimi online i Formularit A1Z, do të kryhet në shkollat ku maturantët/kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.