Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

NJOFTIM_Për pagesën e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2021 – 2022

Për pagesën e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2021 – 2022

Kësti i parë deri më datë 25 Janar 2022

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës që afati i pagesës së këstit të parë do të jetë deri më 25 Janar 2022.

1.Mandati i pagesës do të shkarkohet në linkun sipas fakultetit përkatës dhe të printohet vetëm programi studimit ku studion studenti.

1._FBM fatura tarifa shkollimi 2021-2022

2._FEA fatura tarifa shkollimi 2021-2022

3._FBU fatura tarifa shkollimi 2021-2022

4._FSHP fatura tarifa shkollimi 2021-2022

5._FMV fatura tarifa shkollimi 2021-2022

2.Mandati i pagesës mund të terhiqet edhe tek zyrat e financës së fakultetit përkatës sipas adresave më poshtë.

Studenti pasi pajiset me faturën për arkëtim, paraqitet pranë Raiffesisen Bank për të kryer pagesën e tarifës së shkollimit.

Studenti pasi bën pagesën në bankë merr dy kopje nga Banka, nga të cilat, një e mban vetë dhe një e dorëzon tek zyrat e financës së fakultetit përkatës.

Dorëzimi i mandateve të pagesave do të bëhet në zyrat e financës së cdo fakulteti si më poshtë:

 Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

  • Godina A e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit kati i dytë , zyra 203

 Fakulteti i Bujqesisë dhe Mjedisit

  • Godina e  Agronomisë kati i dytë , zyra 208

 Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

  • Godina e Biblotekes se UBT-së, kati i dytë

 Fakulteti i Shkencave Pyjore

  • Godina e e Fakultetit të Shkencave Pyjore kati i dytë , zyra 210

 Fakulteti i Mjekësisë Veterinare

  • Godina e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare kati i tretë , zyra Financës