Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

NJOFTIM _ Erasmus + midis “Universita degli Studi di Perugia” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Në kuadër të projektit Erasmus + midis “Universita degli Studi di Perugia” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e dytë 2021-2022, në Perugia, Itali.

Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë në faqen zyrtare te Universitet të Peruxhias dhe të përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës.

Kuotat për këtë thirrje përfshijnë: 5 kuota për studentë nga 4 muaj.

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve italianë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Vërtetim nga Sekretaria Mësimore

• Lista e notave

• CV

• Letër motivimi

Afati i fundit për aplikim është: 15 Dhjetor 2021

Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al
Për më shumë informacion kontaktoni në adresën: esherko@ubt.edu.al, ose na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor në UBT.

Erasmus Perugia