Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

NJOFTIM _ Erasmus + “Credit Mobility”, midis “Pamukkale University” në Turqi dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Në kuadër të projektit Erasmus + “Credit Mobility”, midis “Pamukkale University” në Turqi dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për Lëvizje Studentësh, gjatë semestrit të dytë 2021-2022.
Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët nga degët Bachelor “Teknologji Ushqimore”, “Inxhinieri Agromjedisi” dhe “Arkitekturë Peizazhi”, dhe degët M.Sc. “Teknologji Ushqimore”, “Bioteknologji Ushqimore”, dhe “Inxhinieri Agromjedisi” për t’u bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+ me Pamukkale University, Denizli, në Turqi. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në universitetin pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve të cikleve Bachelor dhe MSc janë:
1. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti);
2. Curriculum Vitae;
3. Listë e përditësuar e notave;
4. Letër Motivimi;
5. Certifikatë zotërimi të gjuhës Angleze ose Turke (niveli B2 sipas CEFRL)
Universiteti Bujqësor, si institucioni dërgues, bënë përzgjedhjen paraprake të studentëve aplikues. Këtë semesër parashikohen 2 kuota. Bursa është 800 Euro/muaj.
Afati i fundit për aplikim është: 26 NËNTOR, 2021.
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al
Për më shumë informacion kontaktoni në adresën: esherko@ubt.edu.al, ose na vizitoni pranë
Drejtorisë së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor në UBT.