Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Njoftim

Universiteti Bujqësor i Tiranës njofton se në zbatim të nenit 38, 44 dhe 46 Ligjit Nr.80.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në zbatim të nenit 14, 17, 18/1 dhe 20 të Statutit të UBT-së të miratuar me Urdhrin Nr. 279 datë 28.070.2021 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të gjithë të interesuarit mund të kandidojnë për tu zgjedhur anëtarë në:

  1. Bordin e Administrimit të UBT-së ( tre anetarë që do jenë përfaqësues të IAL-së në këtëe organ)
  2. Këshillin e Etikës së UBT-së.
  3. Komisionin e Sigurimit të Cilësisë, Programeve të Studimit dhe Kërkimit Shkencor në UBT.
  4. Komisioni për promovimin e titujve akademik në UBT.

Të gjithë personat e interesuar për të aplikuar në organet e mësipërme duhet ti referohen dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara në dispozitat ligjore të ligjit për arsimin e lartë si dhe parashikimeve të neneve të statutit të UBT-së.

Për të aplikuar duhet të dorëzoni pranë Sekretares së Senatit Akademik të Universitet Bujqësor të Tiranës një kërkesë personale, CV si dhe një vërtetim punë që vërteton statusin e punësimit si dhe vitet e punës.

Këto dokumenta duhet të dorëzohen brenda datës 02.02.2022.