Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Mundësi pjesëmarrjeje në Programin Virtual Ndërkombëtar (VIP)

Universiteti Justus Liebig (JLU) në Giessen duke qënë një nga universitetet partnere të Universitetit Bujqësor të Tiranës, fton studentët e UBT të ndjekin pa pagesë Programin Virtual Ndërkombëtar (Virtual International Programme (VIP)) gjatë semestrit të verës 2021. Studentët mund të ndjekin një ose më shumë seminare dhe leksione nga një katalog i larmishëm studimi plotësisht në distancë. Kjo mundësi përfshin mbi 80 kurse online nga 11 fakultetet e JLU në nivelin universitar dhe pasuniversitar, të mbajtura në gjuhën angleze, gjermane, portugeze, spanjolle ose ukrainase. Meqënëse programi është pjesë e kurrikulës së rregullt të JLU, studentët ndërkombëtarë të regjistruar do të përfitojnë nga një mjedis ndërkombëtar mësimdhënieje.

Përveç kurseve të veçanta, VIP ofron kurse ndërdisiplinare në internet dhe 45 vende në një kurs online të gjuhës gjermane për fillestarët. Pas përfundimit të suksesshëm të semestrit virtual të shkëmbimit, studentët ndërkombëtarë do të marrin një listë notash me kredite nga JLU.

Universiteti Justus Liebig i Giessen (JLU) është ndër institucionet më të vjetra të arsimit të lartë në botën gjermane-folëse. Universiteti i është kushtuar kërkimit dhe mësimdhënies me një profil të veçantë në studimet kulturore dhe shkencat e jetës. Në shkencat e jetës, universiteti ofron një gamë të gjerë lëndësh ndërdisiplinore, duke përfshirë mjekësinë njerëzore dhe veterinare, shkencat bujqësore dhe ushqyese, biologjinë dhe kiminë, si dhe shkencën e psikologjisë dhe sporteve.

Kliko këtu: JLU Virtual International Programme – VIP summer semester 2021