Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Misioni/Vizioni

Misioni dhe Vizioni i UBT

Si të aplikoni
Pse UBT?

Misioni ynë

Universiteti Bujqesor i Tiranes (UBT) është një nga universitetet më të mira ne Shqiperi dhe bashkon trajtimin e ceshtjeve shkencore, teknike dhe social-ekonomike.

UBT është një Institucion lider i Arsimit te Larte ne vend, ku shkenca dhe studentët shkëmbejnë ide me aktorë të ekonomisë dhe politikës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor të shoqërisë sonë.

UBT e sheh veten si një lider inovacioni në ekonominë e gjelbër, me synimin për të integruar qëndrueshmërinë në të gjitha proceset në shoqëri.

UBT zbaton dhe promovon kërkimin bazë, aplikativ dhe zhvillimor dhe ndjek përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë, si dhe kriteret më të larta etike në të gjitha fushat shkencore.

Bazuar në kërkimet e veta, shqiptare dhe të huaja, UBT edukon shkencëtarë dhe profesionistë të lartë të të menduarit kritik, të kualifikuar për të udhëhequr zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mjdisor ne vend.

UBT inkurajon studimin ndërdisiplinor dhe multidisiplinar, shkëmben rezultatet e arritjeve në shkencë me universitete dhe institucione të tjera kërkimore shkencore, duke kontribuar kështu në thesarin e njohurive shqiptare dhe botërore, si dhe duke kontribuar në transferimin e këtyre arritjeve midis studentëve dhe përdoruesve të tjerë.

UBT bashkëpunon me organizata nga ekonomia dhe shërbimi në sektorin publik dhe privat, me organizatat shtetërore, komunitetet lokale dhe shoqërinë civile. Me këtë bashkëpunim përshpejton përdorimin e arritjeve të veta kërkimore dhe arsimore dhe kontribuon në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik te vendit.

Vizioni ynë

Çdo ditë, ne ndjekim vizionin e Universitetit Bujqesor te Tiranes për t’u bërë një universitet kërkimor gjithnjë e më i njohur ne vend dhe rajon, i hapur ndërkombëtar dhe i shkëlqyer që kontribuon vazhdimisht dhe në mënyrë krijuese në cilësinë e jetës ne vend.