Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Misioni dhe Vizioni FEA

FAKULTETI I EKONOMISË DHE AGROBIZNESIT

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobzinesit është njësia më e rëndësishme e kërkimit dhe ekspertizës në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit, me fokus edukimin shkencor e profesional të studentëve, si dhe konsulencen dhe gjenerimin e ideve për zhvillimin e ekonomisë me orientim bujqësinë.
Misioni:

“FEA të mundësojë realizimin e edukimit shkencor dhe profesional të studentëve në fushat – vizion i FEA-s, në nivelin që u mundëson atyre të përballojnë me sukses probleme që lidhen me strategji të menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi, menaxhimin e agrobiznesit, strategji të integrimit të fermerëve në tregje, politika dhe strategji të zhvillimit rural të integruar, politikat agrare etj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes të studentëve, stafit akademik dhe njësive të FEA në programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit”.

Vizioni:

“FEA të jetë një qendër bashkëkohore studimi, kërkimi dhe transferimi i njohurive, për t’u bërë pjesë integrale e një bote, ku studentët e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të gjejnë veten e tyre dhe të kontribuojnë me dije e profesionalizëm në fushat e ekonomisë bujqësore, zhvillimit rural të integruar, menaxhimit të ndërmarrjeve, financës, kontabilitetit, marketingut, agroturizmit, ekonomisë dhe politikave agrare etj, në dobi të integrimit evropian”.