Misioni i FBU-së
FBU, mundëson përgatitjen e specialisteve dhe shkencëtarëve në Inxhinieri agroushqimore (teknologë agroushqimorë e vreshtarë-enologe), Bioteknologëve ushqimore dhe specialistëve për Ushqimin dhe Sigurinë ushqimore, të aftë të kontribuojnë në të gjitha etapat e zinxhirit ushqimor (manipulimin dhe transformimin e lëndëve të para me origjine bimore, shtazore e bioteknologjike, ambalazhimin, ruajtjen dhe tregëtimin e produkteve ushqimore), përfshirë garantimin e cilësisë së proceseve e produkteve, me anën e zbatimit të sistemeve të sigurimit të cilësisë së ushqimit dhe administrimit të saj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes së studentëve e personelit akademik dhe njësive të FBU në programe të avancuara të edukimit, kërkimit dhe trainimit në fushat e mesipërme.
Vizioni i FBU-së
FBU është dhe zhvillohet si një qendër bashkëkohore studimore, kërkimore dhe transferimi të njohurive, në fushën e bioteknologjisë dhe ushqimit, për krijimin e potencialit teknologjik të vendit dhe kontributin e tij në sektorët e sistemit të prodhimit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik të ushqimit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin Evropian. Vizioni i zhvillimit të FBU-së është modernizimi dhe akreditimi i programeve të studimit mbi bazën e konsolidimit periodik të metodave të mësimdhënies, mësimnxënies, aftësimit profesional dhe kërkimkit shkencor për të garantuar që studentët e diplomuar të zotërojnë aftësi shkencore dhe profesionale për të punuar në sektorin e ushqimit, bioteknologjisë ushqimore, përpunimit të ushqimit, sigurisë dhe cilësise së ushqimit, të ushqyerit të njeriut, dhe fushave të tjera të agro-industrisë dhe shkencave të jetës.