Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Misioni dhe vizioni DLK

MISIONI

Departamenti i Lëndëve Klinike synon krijimin e specialistëve veterinarë me baza të plota teorike dhe praktike për diagnostikimin dhe mjekimin e patologjive të ndryshme me karakter infektiv dhe jo infektiv. Misioni i Departamentit të Lëndëve Klinike përfshin mësimdhënien, kërkimin dhe shërbimet për të tretët. Programi mësimor përfshin edukimin didaktikë, klinikë dhe udhëzime për diplomimin. Misioni ynë shkencor përfshin studime laboratorike dhe klinike. Përpjekjet kërkimore drejtohen kryesisht drejt diagnostikimit dhe terapisë së çrregullimeve klinike.

 

VIZIONI

Përveç misioneve tona të rëndësishme mësimdhënëse dhe kërkimore, i gjithë departamenti, duke përfshirë klinicistët, teknikët, stafi mbështetës dhe stafin administrativ, do të përpiqet që tju ofroj studentëve, veterinerëve në komunitet, klientëve dhe pacientëve një standard të lartë shërbimi.