Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Misioni dhe Vizioni DHAP

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
Misoni dhe Vizioni
Përgjegjësi i Departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

VIZIONI

Ofrimi i mundësive për arsim cilësor në funksion të karrierës në hortikulturë, shndërrimin e Departamentit në një qendër kërkimi shkencor, referencë në çështjet e hortikulturës dhe arkitekturës së peizazhit si dhe integrimin e kërkimit në nivel evropian.

MISIONI

Misioni i Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit (d.HAP) është të përgatisë studentë për profesione dhe biznese hortikulturore, të fuqizojë pozitën konkurruese të sektorit të hortikulturës dhe arkitekturës së peizazhit në Shqipëri dhe të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e produkteve hortikulturore nëpërmjet kërkimit shkencor dhe shërbimeve.

OBJEKTIVAT

(a) ofrimi i një shërbimi arsimor në nivelin më të lartë në fushën e hortikulturës dhe arkitekturës së peizazhit;

(b) rritja e atraktivitetit të profesioneve hortikulturore nëpërmjet ofrimit të një kurrikule koherente;

(c) kryerja e kërkimit shkencor të orientuar sipas prirjeve bashkohore të kërkimit dhe nevojave të sektorit hortikulturor në Shqipëri;

(d) ofrimin e një shërbimi profesional kundrejt palëve të treta të interesuara (fermerë, institucione, etj.);

(e) përhapjen e njohurive të përparuara për teknologjitë e zbatuara në pemëtari, vreshtari, perimtari dhe arkitekturën e peizazhit.

 

Strategjia e Kerkimit e Dep Horti&Ark.Peiz

Plani Strategjik i Dep Horti&Ark.Peiz