Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Misioni dhe Vizioni DAP

MISIONI DHE VIZIONI

Veprimtaria e Departametit të Akuakulturës dhe Peshkimit mbështetet në misionin dhe vizionin e tij.

Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit ka për mision:

  • Formimin e specialistëve të akuakulturës dhe peshkimit të aftë për t’iu përgjigjur nevojave të tashme dhe të ardhme të industrisë së akuakulturës dhe peshkimit, industrive në mbështetje të tyre, dhe agjencive shtetërore, publike apo private me fokus në menaxhimin e burimeve ujore.
  • Kërkimin në fushën e teknologjive të përparuara të kultivimit të organizmave ujore dhe gjetjen e rrugëve më të mira që sigurojnë një peshkim efektiv dhe të qëndrueshëm.
  • Shërbimin këshillimor në fushën e akuakulturës dhe peshkimit.

Vizioni i Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit është, që nëpërmjet edukimit akademik, trajnimit profesional, kërkimit shkencor dhe shërbimeve këshillimore, të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të sektorit të akuakulturës e peshkimit.