Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Vizioni dhe misioni DPSH

Misioni / Vizioni i Departamenti i Prodhimit Shtazor

Misioni i DPSH

Misioni ynë është pjesë e misionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, e megjithatë  ndahet në tre komponentë specifikë për Departamentin.

  • Mësimi: Garantojmë mundësi për studentët të mësojnë mbi biologjinë e kafshëve të fermës, sistemet e menaxhimit, si dhe rolin e kafshëve në komunitetin lokal, si dhe në shoqërin në përgjithësi.
  • Kërkimi: Synojmëqë nëpërmjet kërkimit bazë dhe të aplikuar, të përmirësojmë dhe të ngremë në një nivel më të lartë, performancën e kafshëve të fermës.
  • Ekstensioni:Interpretojmë dhe shprehim në një gjuhë të kuptueshme rezultatet e kërkimit, si në laborator ashtu dhe në fermë dhe lehtësojmë edukimin e prodhuesve dhe konsumatorëve të produkteve blegtorale.

Vizioni i DPSH

Të përgatisë profesionistë, të prodhojë, aplikojë dhe përhapë njohuri të reja, të ofrojë ekspertizë në fushën e biologjisë dhe menaxhimit të kafshëve të fermës.