Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Më 24.04.2015 Biblioteka Shkencore merr emrin e Akademikut Mentor Përmeti

Ceremonia u zhvillua në ambjentet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit Bujqësor. Nga të pranishmit në ceremoni, u vunë në pah vlerat shkencore dhe intelektuale të Akademikut Mentor Përmeti. Lindi në Tiranë, më 20/12/1920. Studimet e larta i kreu në Sofje të Bullgarisë. Zv. Ministër i Bujqësisë; Zv. Rektor dhe Rektor i ILB (sot UBT). Themelues i shkencës së Përmirësimit Gjenetik në Shqipëri. Autor i një sërë librash, teksteve universitare, monografive si dhe shumë artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Kryeredaktori i parë i Buletinit të Shkencave Bujqësore.

Më pas u zbulua pllakati me emrin e tij, në hyrje të Bibliotekës

Pamje nga ceremonia e dhënies së emrit: Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti”