Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Më 23 nëntor 2022, ora 18.00, në Destil Creative Hub, Tiranë do të zhvillohet trajnimi për aftësitë dixhitale të punës në ekonominë e gjelbër dhe blu.

Ftojmë të marin pjesë të rinjtë e diplomuar dhe  studentët e të gjithë disiplinave nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre dixhitale përmes një rruge inovative trajnimi, bazuar në trajnimin e mentalitetit dhe përvojës në punë në jetën reale të kompanive.
Në të do të marin pjesë edhe Znj. Frida Krifca (Ministrja e Bujqësisë së Shqipërisë), Alessandro Delli Noci (Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Rajoni i Pulias), Albans Tole (Zv.  Ministër i Arsimit), Puglia IT District, Ditech dhe kompani dixhitale nga Shqipëria dhe Pulia.
Ngjarja organizohet nga CIHEAM Bari, si pjesë e projektit Food4health.