Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Lançimi i Programit te Studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë” në UBT

Sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës u lançua “Programi i Studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë” në:

“Shkenca Bujqësore”; “Shkenca Mjedisore”; “Ekonomi dhe Agrobiznes”; “Shkenca dhe Bioteknologjia Ushqimore” dhe “Shkenca Veterinare”.

Në mbeshtje të studimeve të “Doktoratë” në UBT, GIZ Albania ka ofruar nje mbështetje financiare prej 200 000 Euro për 30 studentë të shkëlqyer, të cilët do tju nënshtrohen një procesi konkurimi për të siguruar mbeshtjen nga ky grant.

Për promovimin e kësaj risie erdhën në UBT:  Sh.T. Z. Edi RAMA, Kryeministër i vendit; Sh.T. Z. Peter ZINGRAF Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë; Znj. Evis KUSHI Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Znj. Frida KRIFCA, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryeministri i vendit, Z. Rama vuri theksin në rolin e rëndësishëm të UBT-së në zhvillimin e bujqësisë dhe aplikimin, promovimin e teknologjive bashkëkohore në këtë fushë. Ai premtoi që mbështetja e Tij dhe e Qeverisë Shqiptare veçanërisht në fushën e kërkimit shkencor për studentët e shkëlqyer dhe kërkuesit e talentuar do të jetë e vazhdueshme. Ai vlerësoi se modeli i bashkëpunimit të UBT-së me GIZ Albania në ,bështetje të kërkimit shkencor në Doktoraturë, është modeli i duhur për tu ndjekur edhe nga Universitetet e tjera të vendit.