Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Laboratori kërkimor Fiziologji-Biokimi

Stafi i Laboratorit

Prof. asoc. Doriana Beqraj
Dr. Enkeleda Ozuni
Dr. Albana Munga
Dr. Majlind Sulçe
Staf ndihmës: Eduard Sula dhe Genti Velo
Përshkrimi i Laboratorit
Laboratori ku kryhet kërkimi shkencor është laboratori kërkimor Fiziologji-Biokimi në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, i pozicionuar në katin II të godinës kryesore. Ky laborator është i pajisur
me një numër aparaturash dhe mjetesh si elektroforezë, centrifugë, peshore, tundës magnetik,
termostat, analizues hematologjik, banjë mari, frigorifer, distilator, inkubator, mikroskop,
stereomikroskop etj, të cilat shërbejnë për ruajtje, përgatitje, përpunim dhe analizim kampionesh.
Analizat që kryhen në laboratorin kërkimor Fiziologji-Biokimi janë: analiza sasiore dhe gjysmë
sasiore të një pjese të treguesve metabolik në materialet biologjike (gjak, serum, urinë, qumësht);
analiza hematologjike (eritrocite, hemoglobina, leukocite, formula leukocitare).