Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

LABORATORI I VIROLOGJISË-IMUNOLOGJISË

LABORATORI I VIROLOGJISË-IMUNOLOGJISË
 Stafi i Laboratorit

 Dr. Liljana Lufo

 

Përshkrimi i Laboratorit

 Laboratori i Virologjisë-Imunologjisë përdoret për qëllim didaktik. Ai mund të përdoret edhe për kërkim shkencor, pasi mund të kryhen metodat serologjike indirekte të zbulimit të virusëve në kafshë dhe shpendë. Ai nuk ofron shërbime për të tretët, por është në dispozicion të departamenteve dhe klinikës ambulatore të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, me metoda direkte dhe indirekte të zbulimit të virusëve shkaktarë të sëmundjeve në kafshë dhe shpendë.

Ky laborator konsiston në një sallë me hapësirë të mjaftueshme për të punuar në grupe me 15-20 studentë. Laboratori përdoret për qëllim didaktik, për rreth 100 studentë në çdo vit akademik (FMV: kursi II). Laboratori kryen një sërë testesh të ndryshme serologjike për identifikimin e antigenëve dhe antitrupave antitrupave në materiale patologjike, gjak, serum / plazma dhe lëngje të tjera trupore dhe përdorur pajisje. Laboratori është i pajisur dhe përdor pajisjet e nevojshme për realizimin e këtyre metodave. Laboratori i Virologjisë-Imunologjisë mund të klasifikohet si Laborator BSL 2 (Niveli Biosigurisë 2). Laboratori nuk punon me materiale dhe metoda që kanë synim të zbulojnë apo amplifikojnë virusalë zoonotikë, apo virusë që përhapen lehtë me ajrin, ujin, veshjet, etj dhe bëhen shkak për përhapjen e sëmundjeve në kafshë.

Metodat që aplikohen
  • ELISA
  • Testi i Imunodifuzionit ne agar xhel – AGID
  • Testi i Hemoaglutinacionit te thjeshte dhe te penguar- HA, HAI
  • Testi i imunofluoreshences direkte -IFT