Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

LABORATORI I SËMUNDJEVE INFEKTIVE TË KAFSHËVE

Stafi i Laboratorit

 

Prof. Xhelil KOLECI Dr. Anita KONI

 

Laboratori i shëndetit të kafshës përdoret për qëllime didaktike, kërkimore dhe diagnostike. Laboratori është i niveleit të II të biosigurisë. Potencialisht mundëson shërbim për të tretët. Testet laboratorike kryhen në mostra të ndryshme si qumësht, gjak, serum, inde dhe organe të ndryshme. Laboratori kryen teste serologjike dhe molekulare. Laboratori operon mbi bazën e procedurave standarde dhe rezultatet janë të validuara e instrumentat të kalibruara. Gjithashtu, rezultatet e fituara në laboratorin tonë janë konfirmuar në laborator reference ndërkombëtare, duke mundësuar bashkëpunim të ndërsjelltë dhe publikimin e artikujve shkencor në revista të indeksuara jashtë dhe brënda vendit.

Metodat laboratorike që aplikohen janë si vijon:

 Metoda e Polarizimit Fluoreschen

(FPA- Flourescent Polarization Assay) për zbulimin e antitrupave kundër Brucella abortus, Brucella melitensis dhe Brucella suis. Test  i sigurtë pasi përdor antigjen specifik, mjaft sensitiv. FPA aplikohet në shumë specie, përfshi edhe mostrat humane, aprovuar nga USDA, BE, O.I.E, dhe shumë autoritete të tjera. Përdoret: si test skrining duke përbërë një test të thjeshtë, të shpejtë dhe plotësisht të automatizuar i cili mund të kryhet në kushte laboratorike dhe në terren. Përdoret si test konfirmues për vendosjen e diagnozës. FPA është një metodë e shpejtë, sensitive dhe specifike. Metoda mundëson diferencimin e kafshëve të infektuara nga ato të vaksinuara, si edhe jep indikacion të bazuar në eveidencë mbi specien e brucelës që qarkullon në popullatë/tufë.

FPA është e dobishme për diagnostikimin e Anemisë infektive të njëthundrakëve (EIA ★ FPA™) dhe tuberkulozin në gjedhë (TB ★ FPA™).

ELISA: metoda ELISA konsisiton në vlerësimin e prezencës së antitrupave në serum, plazëm ose qumësht nga çdo specie e kafshëve të fermës

dhe ato të shoqërimit. Testi ELISA shërben për vlerësimin e saktë, në nivel individi apo tufe, të një infeksioni të caktuar, gjithashtu edhe për studime të lidhura me sero-survejancën, monitorimin postvaksinal sie edhe për  vlerësimin e prevalencës e një infeksioni/sëmundjeje, në nivel individi apo tufe. Laboratori ka kryer edhe kryen testimi serologjik bazuar në ELISA për disa sëmundje infektive si:

Bruceloza, Tuberkulozi i gjedhit, Gjuha blu, Diarrea Virale e Gjedhit, Paratuberkulozi, Rinotrakeiti infektiv i gjedhit etj.

Rose Bengal: metodë e shpejtë serologjike e cila përdoret për qëllime screening për brucellozën në gjedh dhe të imta. Kombinimi me metoda të tjera mund të krijojë kushtet për vlerësim më të plotë edhe diagnostikim.

Metoda molekulare

Në laborator kryhen analizimi i mostrave të ndryshme duke përdorur metodën PCR konvencionale dhe miniPCR.

Metoda konvensionale PCR (polymerase chain reaction): metodë gjerësisht e përdorur në mjekësinë veterinare dekadën e fundit për qëllime kërkimore e diagnostike. Metoda mund të aplikohet në inde, fluide, ekskrecione, izolate të kulturave të ndryshme mikrobike etj. Metoda mund të përdoret për një gamë të gjërë sëmundjesh mikrobike me rëndësi për kafshën dhenjeriun si p.sh: brucellozën, plasjen, tuberkulozin, paratuberkulozin, dermatoza nodulare të gjedhit, IBR, BVD, klamidiozën, salmonelozat..etj.

Instrumenti miniPCR funksionoi shkëlqyeshëm në kushte laboratorike dhe në terren. Metoda miniPCR është treguar me performancë të shkëlqyer me përdorim në çdo mjedis, nga akademia në industri. Makineritë miniPCR kanë provuar të jenë një zgjidhje perfekte, duke kombinuar transportueshmërinë me lehtësinë e përdorimit dhe performancën e lartë. Në disa raste, performanca ka tejkaluar atë të makinave RT- PCR shumë më të kushtueshme. Metoda përdoret në terren brenda fermave për të shkurtuar kohën e testimit për sëmundjet kryesore bakteriale dhe virale.