Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

LABORATORI I PATOLOGJISË

LABORATORI I PATOLOGJISË VETERINARE

 Stafi i Laboratorit

 Prof. Luljeta DHASKALI (Pedagoge e Patologjisë Veterinare)

Dr. Eglantina XHEMOLLARI (Pedagoge e Patologjisë Veterinare) Dr. Alketa QOKU (Specialiste e Laboratorit të Patologjisë Veterinare)

Përshkrimi i Laboratorit
 Biopsia dhe shërbimi histopatologjik

 Laboratori i Patologjisë ofron shërbime për departamentet dhe klinikën në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare ashtu si edhe nga klinikat apo spitalet private veterinare. Laboratori kryen shërbim diagnostikues për vlerësimin histopatologjik dhe citopatologjik nga biopsitë nga kafshët e gjalla ose inde nga kafshë ngordhura nga nekropsia. Histopatologjia është një analizë e interpretimit të arkitekturës indore apo qelizore me një prejardhje të caktuar klinike. Kampionet ose mostrat të ardhur në laborator kryhet nëpëmjet teknikës histopatologjike standarte me Hematoksiline -Eozinë, gjithashtu në dispozicion janë edhe ngjyrues specialë, përfshirë edhe atë imunohistokimike.

Në laboratorin e patologjisë veterinare ofron edhe testin e shpejtë me teknika të ndryshme (teknika me age fine aspirative (AFA), me gërryrje dhe me shtrirje direkt në lesion) citologjike me ngjyrues si Wright – Giemsa. Kjo teknikë studion vetëm strukturën e qelizës qofshin normale ose jo, e cila është ndihmëse për vendosjes e një diagnoze përfundimtare.

FOTO NGA LABORATORI

Makina e dehidratimit të indeve: Shërben për të dehidratuar indet në alkoole me grada të ndryshme

Makina e parafinimit: Shërben për përgatitjen e blloqeve me parafinë

Mikrotomi: Prerja e kampionit me trashësi 3 mikrom dhe montohen në lamë

sfsj

Makina e dehidratimit të indeve: Shërben për të dehidratuar indet në alkoole me grada të ndryshme

sfjd

Kriostati: Shërben për sensionet të prera hollë me temperatureë të ulët nën zero (-300C), kur analiza duhet shpejt.

asfsds

Makina e ngjyrimit: Shërben për ngjyrosjen e lamave me ngjyrues të ndryshëm

test1

Termostati: Shërben për tharjen e shpejtë të preparateve të cilat kalojnë nga temperatura e ambjentin në termostat.

tes2

Laboratori i Patologjisë pranë Fakultetetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës është në gjendje të përgatisë preparatet histopatologjike rreth 35 kampione në muaj.