Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Laboratori i Fiziologjisë

Laboratori i Fiziologjisë

Stafi i Laboratorit
Dr. Albana Munga
Dr. Majlind Sulçe
Staf ndihmës Eduard Sula
Përshkrimi i Laboratorit
Laboratori didaktik i Fiziologjisë është një sallë që ndodhet në katin e II të godinës kryesore të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ky laborator ka përftuar në vitin 2015, një donacion nga
USAID, nëpërmjet të cilit është pajisur me kompjutera për studentët dhe një kompjuter për pedagogun (demonstrim), si dhe një program të posaçëm që përdoren për realizimin e praktikave
virtuale të Fiziologjisë. Ky laborator konsiston në një sallë me hapsirë të mjaftueshme për të punuarnë grupe me 15-20 studentë dhe në të zhvillohen praktikat laboratorike për Fakultetin e Mjekësisë
Veterinare me degët: Mjekësi Veterinare, kursi II; Menaxhim Veterinar, kursi I dhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit në programet e studimit: Master shkencor i Departamentit të Prodhimit shtazor, kursi I; Bachelor i Departamentit Akuakulturë dhe Departamentit Prodhim Shtazor, kursi
II. Zhvillimi i praktikave laboratorike në Fiziologji bazohet në një ndër programet e fundit kompjuterike, i pasur me ilustrime e video ku studenti ndër vepron me programin për realizimin
virtualisht të eksperimenteve të ndryshme duke bërë në fund edhe përpunimin dhe diskutimin e të dhënave.