Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Laboratori i Biokimisë

Laboratori i Biokimisë

Stafi i Laboratorit
Prof. asoc. Doriana Beqraj
Dr. Enkeleda Ozuni
Staf ndihmës Genti Velo
Përshkrimi i Laboratorit
Laboratori didaktik i Biokimisë i pozicionuar në katin e II të godinës kryesore të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, përdoret vetëm për qëllim didaktik për rreth 300 studentë në çdo vit akademik. Ky laborator konsiston në një sallë me hapësirë të mjaftueshme për të punuar në grupe
me 15-20 studentë dhe në të zhvillohen praktikat laboratorike për Fakultetin e Mjekësisë Veterinare me degët: Mjekësisë Veterinare, kursi II; Menaxhim Veterinar, kursi I dhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit në programet e studimit: Master shkencor i Departamentit të Prodhimitshtazor, kursi I; Bachelor i Departamentit Akuakulturë dhe Departamentit Prodhim Shtazor, kursi II. Praktikat laboratorike zhvillohen me eksperimente individuale dhe demonstrative të matjes së parametrave të ndryshëm biokimik apo të dukurive biokimike në funksion të ilustrimit praktik të informacionit teorik të lëndës. Në dispozicion të studentëve janë mjete pune, reagentë dhe një set aparaturash që shërbejnë për përgatitjen dhe përpunimin e kampioneve.