Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Laboratori i Agromjedisit dhe Ekologjisë në UBT merr çertifikatën e akreditimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit

Laboratori i Agromjedisit dhe Ekologjisë (LAME) në Universitetin Bujqësor të Tiranës është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në përfundim të procedurës së akreditimit, kjo drejtori mori vendimin për akreditimin e LAME për kryerjen e testeve në përputhje me S SH ISO/IEC 17025: 2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues’’ sipas një liste të përcaktuar analizash.

DPA i akordoi këtij laboratori Çertifikatën e Akreditimit e vlefshme deri në vitin 2025.

Laboratori Shkencor i Agromjedisit dhe Ekologjisë (LAME) pranë departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, ëshë vazhdim i traditës së Laboratorit të Shkencës së Tokës, i krijuar në vitet 1960. Ky laborator ka dhënë një kontribut të madh në studime kombëtare për vlerësimin e cilësisë së tokës dhe ka mbështetur për dekada studentët në punën shkencore në nivel universitar dhe pasuniversitar.

Pas viteve 2000 infrastruktura fizike e laboratorit është pasuruar në mënyrë të vazhdueshme dhe paralelisht janë trajnuar burimet njerëzore.

LAME është Akredituar për herë të parë në vitin 2014 fillimisht në matricën tokë dhe më pas në vitin 2018, ka zgjeruar gamën e tij edhe në matricën ujë.

Vizioni i LAME fokusohet në të qenurit një laborator miqësor ndaj mjedisit dhe një lider me reputacion në treg në testimin dhe konsulencën laboratorike, si dhe shërbimet e monitorimit, vrojtimit dhe marrjes së mostrave mjedisore.

LAME ёshtё fokusuar në tre drejtime kryesore: Edukimi i studentëve në programet BSc, Msc dhe Ph.D; Kërkimin shkencor në fushën e mjedisit dhe shërbime për të tretët dhe grupet e interest.