Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

LABORATORI DIAGNOSTIKUES I PARAZITOLOGJISË

Stafi i Laboratorit

 Prof.Assoc. Bejo Bizhga (Pedagog i Parazitologjisë Veterinare) Specialist Dr. Ada Buzali

Përshkrimi i Laboratorit

Laboratori ofron shërbime reference për identifikimin e një game të gjerë të parazitëve si tek kafshët e fermës dhe ato të shoqërimit. Laboratori ofron shërbime reference për parazitologjinë e gjakut, parazitologjinë e feceve, testet diagnostikuese të shpejta dhe serologjinë e parazitëve. Laboratori pranon mostra nga laboratorët rajonalë, spitalet dhe klinikat veterinare private, dhe laboratorët privatë. Laboratori nuk mund të pranojë kampione direkte nga pacientët; Kampionet duhet të referohen në laborator nga një profesionist veterinar.Shembuj të testeve të kryera në Laboratorin Diagnostik të Parazitologjisë: Diagnoza e parazitëve të gjakut: Diagnoze e protozoareve dhe helminteve te gjakut.Diagnostifikimi i parazitëve në fece: Ekzaminimi i drejtpërdrejtë i mikroskopisë fekale, Kultura për fecet per nematodet bronkopulmonare dhe gastrointestinale. Teknika urinare: Diagnoze e protozoareve dhe helminteve qe gjenden ne urine. Diagnoza e Leishmaniozës: Me Mikroskopi dhe ELISA.Identifikimi i Antigjenit në fece: Për parazitët gastrointestinal dhe bronkopulmonare .Identifikimi i antitrupave të parazitëve: Përfshirë Strongiloidet, Schistosomiasis, Filariazis, Fashiola, Leishmaniazis, Tripanozomiazis, etj.

Sedimentimi sasior, notimi sasior dhe vlerësimi i të dhënave lidhur me ngarkesën parazitare.Koproskopia ovoskopi, larvoskopi sasiore.Kërkimi i larvave të nematodeve të mushkërisë.Teknikat Baermann, ngjitësit celofan dhe Vajda. Ekzaminimi i të vjellave dhe rrjedhjeve të hundës.Diagnoza e përfaqësueve të tipit Apikomplexa parazitë të zorrëve (Eimeria, Izospora). Ngjyrosja me karbol fuksinë e oocisteve teCryptosporidium spp. Diagnozë morfologjike

szdfds
21

Diagnoza parazitologjike e protozoarëve parazitarë të tipit piroplasmida dhe protozoarëve te gjakut.Ekzaminimi i urinës, Kontrolli i syrit. Ekzaminimi i veshëve.Diagnoza parazitologjike e përfaqësuesve të tipeve Microspora dhe Ciliophora.Diagnoza e nematodozave ne kafshët monogastrike, shpendë dhe kafshët ekzotike. Koprokultura per diagnoze specifike.Diagnoza parazitologjike cilësore dhe sasiore e estodozave dhe teniazave.

Identifikimi i L1dhe L3 të strongilatëve gastrointestinale, bronkopulmonarë dhe spiruate të riupërtypsve, mishngrënësve, derrave dhe shpendëve.Diagnoze serologjike ne parazitologji.Identifikimi në laborator i gjinive dhe specieve të gjinisë Ixodidae, Argasidae dhe Dermanysidae.Diagnoze laboratorike e gjebeve në kafshë dhe shpende identifikimi i shkaktarëve bazuar në karakteristikat morfologjike .Diagnoze morfologjike e insekteve. Diagnoza serologjike dhe parazitologjike e perfaqesuesve te insekteve parazitare ne kafshe dhe shpende

212