Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

LABORATORËT DEPARTAMENTIT TË SHËNDETIT PUBLIK VETERINAR

Aktivitetet kryesore të mësimdhënies dhe kërkimit ne kete fushë, kanë të bëjnë me analizën e rrezikut dhe zhvillimin e strategjive për kontrollin e rreziqeve biologjike dhe kimike në zinxhirët e produkteve me origjinë shtazore. Grupi kërkimor zhvillon aktivitetin e tij duke bashkëpunuar kryesisht me institucionet të tilla si ISUV dhe ISHP. Aktiviteti gjithashtu kryhet edhe në bashkëpunim me studiues të huaj kryesisht nga Universiteti i Barit, në sinergji me grupe të tjera kërkimore në kontekstin e projekteve në lidhje me aspektet e higjiienës së ushqimeve, kontrollin e ndotësve mikrobiologjik dhe kimikë, aspektet cilësore dhe tipike të produkteve ushqimore me origjinë shtazore.

 

1- LABORATORI I INSPEKTIMIT TE PRODUKTEVE ME ORIGJINE SHTAZORE

 

Stafi i Laboratorit

Prof. Asoc. Fatmira Shehu Përshkrimi i Laboratorit

Laboratorët mesimor dhe kerkimor shkencor të Kontrollit të Produkteve me Origjinë Shtazore, ndodhen në godinën e FMV në katin e dytë. I pari përdoret për qëllim didaktik dhe siguron praktikat mësimore në fushën e Sigurisë Ushqimore për studentët e kursit të IVët Msc Veterinari, studentët e kursit të III-të Bachelor Zootekni, studentët e kursit të II-të MP Agromedis si dhe studentët e kursit të dytë Menaxhim Veterinar.

Laboratori didaktik është në një sallë me hapësirë modeste, ku të organizuar me grupe te vogla, mundëson praninë 15-20 studentëve në një praktikë laboratorike 2 orëshe. Gjatë një viti akademik në këtë laborator kryejne punët laboratorike rreth 240 studentë

Në këtë laborator, realizohen teste screening dhe Metoda konvencioinale, për testimin analitik te qumeshtit/derivative, mishit, peshkut dhe vezëve. Ky laborator ka në dispozicion Protokollet përkatëse, në përputhje me metodat ISO. të cilat ju vihen në dispozicion studentëve për tu njohur dhe zbatuar gjatë eksekutimit të testimit analitik.

Foto: Praktika laboratorike – Kursi IV-ët Veterinari

Bazuar ne Objektivat e lëndës, aftësitë dhe kompetencat që studentët duhet të fitojne në këtë fushë, laboratori didaktik mundëson transferimin e njohurive baze analitike lidhur me përdorimin e metodave për zbulimin e rreziqeve shëndetësore në kontekstin e zinxhirit ushqimor të produkteve ushqimore me origjine shtazore, duke kërkuar dhe vlerësuar rreziqet kryesore mikrobiologjike dhe kimike. Gjithashtu studentëve ju mundesohen edhe teknikat laboratorike për verfikimin e permbajtes së përberësve kryesore ushqyes ne qumësht, duke verifikuar kështu mashtrimet e mundëshme. Në këtë koherencë më poshtë rendisim treguesit kryesorë / metodat të cilat ekzekutohen ne Laboratorin mesimor dhe Shkencor të \kontrollit të Produkteve me origjine Shtazore.

  • Metodat e kampionimit dhe përdorimi i instrumentave (lab. vë në dispozicion instrumenetet përkatëse sipas produkteve dhe gjendes fizike të tyre)
  • Përcaktimi i treguesve fiziko-kimikë dhe nutricional të qumështit / derivatet e tij.(Metoda manual dhe te automatizuar përmes përdorimit të Lactoscan)
  • Përcaktimi cilësisë higjienike te qumështit – NMT (Ngarkesa Mesofile Totale). Metoda konvencionale)
  • Përcaktimi quantitativ i qelizave somatike në qumësht. (DeLaval kit)
  • Mbetje te antibiotikeve ne qumesht përmes metodave imunoenzimatike screening dhe metodes tradicionale të përcaktimit të zonës së inhibimit.( metoda imunoenzimatike Strip test dhe metoda mikrobiologjike duke përdorur shtame te references)
  • Zbulimi i mashtrimeve të përdorura në qumësht/derivate, produkte të
  • Përcaktimi i freskisë dhe kategorizimit të vezëve. (Ovoskopi, metoda me hapje)
  • Bioteknologji e aplikuar në kontrollin e ushqimeve – teknika e amplifikimit të geneve për identifikimin e mikroorganizmave patogjene përmes PCR (extraktim dhe purifikim AND, ARN- realizuar ne Lab. shkencor
2- LABORATORI SHKENCOR I INSPEKTIMIT TË PRODUKTEVE ME
ORIGJINË SHTAZORE

 

Në këtë laborator mundësohet realizimi i tezave të diplomës për studentët e ciklit të dytë dhe tezat e Dr. për studentët e ciklit të tretë. Fusha e aplikimit është po ashtu e fokusuar në identifikimin e rreziqeve përgjatë zinxhirit ushqimor. Zbulimi i patogjenëve kryesisht në qumësht, përcaktimi i treguesve nutricionalë, mashtrimet e mundshme, zbulimi i mbetjeve të antibiotikëve, janë disa nga treguesit që mundësohen për tu testuar nëë këtë laborator. Ky laborator ofron shërbime edhe per fermat qumështprodhuese, duke përcaktuar treguesit kimiko-fizik të qumeshtit, percaktimin e nivelit higjienik si dhe numrin e qelizave somatike dhe mbetjet e antibiotikeve në qumësht. Studentët e kursit të katërt Veterinari, gjithashtu për tema te vecanta, kryejnë disa procedura në këtë laborator.

Foto: