Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Laboratorët Departamentit të Moduleve Para-Klinike

Stafi i Laboratorit
Prof.Assoc. Bejo Bizhga (Pedagog i Parazitologjisë Veterinare)
Specialist Dr. Ada Buzali

Përshkrimi i Laboratorit

Laboratori ofron shërbime reference për identifikimin e një game të gjerë të parazitëve si tek kafshët e fermës dhe ato të shoqërimit.Laboratori ofron shërbime reference për parazitologjinë e gjakut, parazitologjinë e feceve, testet diagnostikuese të shpejta dhe serologjinë e parazitëve. Laboratori pranon mostra nga laboratorët rajonalë, spitalet dhe klinikat veterinare private, dhe laboratorët privatë. Laboratori nuk mund të pranojë kampione direkte nga pacientët; Kampionet duhet të referohen në laborator nga një profesionist veterinar.

 

Shembuj të testeve të kryera në Laboratorin Diagnostik të Parazitologjisë:

 

Diagnoza e parazitëve të gjakut: Diagnoze e protozoareve dhe helminteve te gjakut.

 

Diagnostifikimi i parazitëve në fece: Ekzaminimi i drejtpërdrejtë i mikroskopisë fekale, Kultura për fecet per nematodet bronkopulmonare dhe gastrointestinale.
Teknika urinare: Diagnoze e protozoareve dhe helminteve qe gjenden ne urine.
Diagnoza e Leishmaniozës: Me Mikroskopi dhe ELISA.
Identifikimi i Antigjenit në fece: Për parazitët gastrointestinal dhe bronkopulmonare
Identifikimi i antitrupave të parazitëve: Përfshirë Strongiloidet, Schistosomiasis, Filariazis, Fashiola, Leishmaniazis, Tripanozomiazis, etj.

Sedimentimi sasior, notimi sasior dhe vlerësimi i të dhënave lidhur me ngarkesën parazitare. Koproskopia ovoskopi, larvoskopi sasiore.Kërkimi i larvave të nematodeve të mushkërisë.Teknikat Baermann, ngjitësit celofan dhe Vajda. Ekzaminimi i të vjellave dhe rrjedhjeve të hundës. Diagnoza e përfaqësueve të tipit Apikomplexa parazitë të zorrëve (Eimeria, Izospora). Ngjyrosja me karbol fuksinë e oocisteve te Cryptosporidium spp. Diagnozë morfologjike.

Diagnoza parazitologjike e protozoarëve parazitarë të tipit piroplasmida dhe protozoarëve te gjakut. Ekzaminimi i urinës, Kontrolli i syrit. Ekzaminimi i veshëve.Diagnoza parazitologjike e përfaqësuesve të tipeve Microspora dhe Ciliophora. Diagnoza e nematodozave ne kafshët monogastrike, shpendë dhe kafshët ekzotike. Koprokultura per diagnoze specifike. Diagnoza parazitologjike cilësore dhe sasiore e estodozave dhe teniazave.

Identifikimi i L1dhe  L3  të strongilatëve gastrointestinale, bronkopulmonarë  dhe spiruate të riupërtypsve,  mishngrënësve, derrave dhe shpendëve. Diagnoze serologjike  ne parazitologji. Identifikimi në laborator  i gjinive dhe specieve të gjinisë Ixodidae,  Argasidae dhe Dermanysidae. Diagnoze laboratorike e gjebeve në kafshë dhe shpende  identifikimi i shkaktarëve bazuar në karakteristikat morfologjike. Diagnoze morfologjike e insekteve.  Diagnoza serologjike dhe parazitologjike e perfaqesuesve te insekteve parazitare ne kafshe dhe shpende