Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

KURS KUALIFIKIMI PROFESIONAL PER “AGJENT I ZHVILLIMIT LOKAL”

VIS Albania sё bashku me Universitetin Bujqёsor tё Tiranёs dhe ISRE – Instituti i Lartё Ndёrkombёtar Salezian pёr Kёrkim Edukativ nё bashkёpunim me IUSVE – Instituti Universitar Salezian i Venecias, organizojnё eventin e PREZANTIMIT TË KURSIT TË KUALIFIKIMIT PROFESIONAL PËR “AGJENT I ZHVILLIMIT LOKAL” (AZHL). Ky event do tё zhvillohet ONLINE ditёn e premte, datё 18.06.2021 ora 10.30 nga mjediset e Universitetit Bujqёsor tё Tiranёs.

Njё AZHL ёshtё njё PROMOTOR I NDRYSHIMIT DHE I ZHVILLIMIT pёr territorin e tij duke mobilizuar komunitetin dhe bёrё bashkё aktorёt tё ndryshёm lokal, nё linjё me njё qasje zhvillimi me pjesёmarrje dhe gjithёpёrfshirёse.
Nё kuadёr tё projektit “ZANA E MALEVE”, financuar nga AICS, kursi ёshtё rezultat i bashkёpunimit midis AICS – Agjencia Italiane e Bashkёpunimit pёr Zhvillim, Qeverisё Shqiptare, OJQ-ve VIS, Cesvi, Cospe dhe RTM, tё cilat prej disa vitesh veprojnё nё territorin shqiptar nё fushёn e promovimit tё kapitalit njerёzor dhe zhvillimit ekonomik dhe shoqёror, Universitetit Bujqёsor tё Tiranёs dhe ISRE – Instituti i Lartё Ndёrkombёtar Salezian pёr Kёrkim Edukativ nё bashkёpunim me IUSVE – Instituti Universitar Salezian i Venecias.

Open Day_AGJENT I ZHVILLIMIT LOKAL