Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Kriteret për regjistrim në Shkollën e Doktoraturës “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”

Kriteret për regjistrimin e kandidatëve në Shkollën e Doktoratës “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”

  1. Për t’u pranuar në programin e studimit të ciklit të tretë doktoraturë, kandidati duhet të zoterojë së paku një diplomë të ciklit të dytë Master i Shkencave, ose një diplomë tjetër të barasvlefshme të fituar jashtë vendit ose të ekuivalentuar me të;
  2. Të ketë përfunduar studimet e larta në Inxhinieri Agroushqimore, profilet: Teknologji Agroushqimore, Vreshtari-Enologji, Bioteknologji, Ushqimore të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, programe të tjera studimi në UBT (Prodhim Bimor Agromjedis, Zotekni, Akualturë, Mjekësi Veterinare), programet e studimit të Fakultetit te Shkencave të Natyrës (degët: Biologji, Kimi Industriale, Kimi e Përgjithshme dhe Kimi Ushqimore) dhe degë të ngjashme në universitete të tjera brenda dhe jashte vendit;
  3. Të ketë note mesatare të përgjithshme në studimet e cikleve të mëparshme 8 e lart;
  4. Të zotërojë një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi universitar të kryer në një nga këto gjuhe, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj i përcaktuar nga MAS duhet të jetë C Në rast se nuk ka kandidatë që plotësojnë këtë kusht, atëherë do të pranohen kandidatët me nivelin e gjuhës B2, me kusht që gjatë 6 mujorit të parë të studimeve të doktoratës duhet të paraqesin nivelin C1. Nohja e gjuhës përcaktohet me çertifikatë të lëshuar nga qendrat e testimit të gjuhëve të huja të lincencuara nga MAS;
  5. Nëse diplomat e cikleve “Bachelor”, “Master i Shkencave” ose diplomave ekuivalente janë lëshuar nga një institucion jashtë vendit, ato duhet të njihet nga Ministria përgjegëse për arsimin e lartë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  6. Të ketë angazhim akademik ose profesional pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar;
  7. Kandidati duhet të vërtetojë aftësitë profesionale dhe akademike me dy rekomandime nga persona, të kategorisë “Profesor”, cilët njohin aftësitë e tij;
  8. Të deklarojë që zbaton standardet etike në kërkimin shkencore dhe mësimdhënie;
  9. Të paraqesë vërtetimin e kontrollit mjekësor për gjëndjen e tij shëndetësore lidhur me aftësitë mendore.

Preferencë kanë kandidatët që punojnë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimeve.

 

  1. Dokumentat për aplikim

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrës të Zv/Dekanit për Kërkimin Shkencor në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit duke dorëzuar dosjen me dokumentacionin e kërkuar dorazi ose me postë filluar nga data 11 Janar deri ne datë 31 Janar 2022.

Dosje duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë personale drejtuar njësisë bazë ose kryesore, përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e studimeve të ciklit të tretë;
  2. CV personale dhe nje listë e punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë pjesë e dosjes së aplikimit (në rastin kur personi që aplikon ka të tilla);
  3. Kopje të noterizuara të diplomës universitare, kopje të noterizuar të diplomës “Master i shkencave” (ose të një diplomë ekuivalente me të si “DND”), si dhe kopje të noterizuar të listës së notave për të gjitha nivelet e studimeve/diplomave. Kriteri lidhur me notën mesatare që kërkohet për kualifikim, është përcaktuar specifikisht nga njësitë kryesore sipas fushave të studimit që ofrojnë.
  4. Vërtetim që është personel akademik në njërën prej njësive bazë të UBT-së; vërtetim që është personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë; vërtetim që është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
  5. Fotokopje e ID ose pasaportës;
  6. Dy fotografi;
  7. Dy rekomandime nga persona me titull akademik;
  8. Një deklaratë nëpërmjet së cilës pranohet shlyerja e të gjitha detyrimet financiare, lidhur me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së;
  9. Një propozim në të cilin të përcaktohet fusha me interes për ndjekjen e studimeve të ciklit të tretë se bashku me emrin e udhëheqësit shkencor;
  10. Për aplikantët që nuk janë staf akademik i njësive përbërëse të UBT-së, përveç pagesës së tarifës zyrtare, kërkohet konfirmimi/dokumentimi që vërteton përballimin e të gjitha shpenzimeve dhe kostove të studimeve të doktoratës, nëpërmjet depozitimit të projektit shkencor të fituar apo ndonje kontrate financiare të vlefshme, sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së;
  11. Kandidati duhet të dorëzojë dëshmi origjinale ose të noterizuar të njohjes së njërës prej gjuhëve të huaja (përkatësisht gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës gjermane, gjuhës italiane ose gjuhës spanjolle). Dokumneti i njohjes së gjuhës së huaj mund të jetë një certifikatë, diplomë ose dëshmi e lëshuar nga subjekti të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testimeve ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre.
  12. Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim në vlerën 2500 (dy mijë e pesqind) lekë.

 

Aplikimet që nuk përmbajnë dokumentet e sipërpërmendura nuk merren në konsideratë.

Dokumentat e dorëzuara gjatë këtij aplikimi, nuk mund të tërhiqen nga aplikanti, por arkivohen në institucion.

Për informacion më të detajuar lidhur me kriteret specifike, procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe pranimit ju lutem referojuni njësisë kryesore që ofron fushën e studimit që ju intereson duke vizituar faqen web të Universitetit Bujqësor të Tiranës: https://ubt.edu.al/

Kontakti

Koordinatorja e doktoraturës
Prof. Asoc. Anila Kopali
Adresa email: ankopali@ubt.edu.al